Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet brenda PD-së për përcaktimin e kandidatëve për deputetë në 11 maj.
Më shumë vota ka marrë Alma Buci (431). Në vendin e dytë është Mareklent Dervishi (361).
Në vendin e tretë Arben Ristani (318). Në vendin e katërt Bajram Hysaj (309).
Sigurisht që në krye të listës së kandidatëve është Tritan Shehu, humbësi kronik i PD-së prej vitit 2015 kur erdhi në qarkun Gjirokastër si drejtues politik. Por të qenit një prej besnikëve të Sali Berishës shpërblehet gjithnjë.
Kjo është e vetmja meritë e tij dhe jo rezultati në zgjedhje. Ka pothuajse aspak mundësi që në 11 maj të kemi një rezultat të ndryshëm nga ai i vitit 2021, kur PS fitoi 3 mandate dhe PD 1. ©Argjiroja.net