• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kapet kamioni me mallra kontrabandë në doganë, shpallen në kërkim dy doganierë dhe shoferët

15/11/2017
Kapet kamioni me mallra kontrabandë në doganë, shpallen në kërkim dy doganierë dhe shoferët

Katër shtetas janë shpallur në kërkim midis të cilëve dy doganierë të Qafë Botës në Sarandë. Pas hetimeve të nisura nga Departamenti i Kufirit janë sekuestruar një sasi mallrash të ndryshme brenda një kamioni, të cilat hynin kontrabandë në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë.

“Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion me targa AA 537 OF tip ”Benz” me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollapë, dyshekë, tapete etj”, sqaron policia.

Sipas Policisë, si autorë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme kanë rezultuar shtetasit: K.S., S.M., (shoferë të kamionit) dhe A.C., E.D., (doganier në PKK Qafë-Botë), që kanë bashkëpunuar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar në Pikën e Kalimit të Kufirit shqiptar.

“Të katërt shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se Policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje. Po vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim si edhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor për të tjera raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandës”, thuhet në deklaratë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Related Posts

Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?
Kryesore

Stuhia gjatë natës, bien temperaturat, ja çfarë parashikohet sot

12/09/2026
Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos
Kryesore

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

12/09/2026
I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut
Kryesore

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al