• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

10/04/2025
Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Një numër partish të vogla janë duke bërë llogaritë për numrin minimal të votave që u nevojiten për të nxjerrë mandate. Ky numër varet shumë nga pjesëmarrja dhe rrjedhimisht, varion nga qarku në qark. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 japin një ide të përafërt.

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht.

Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve në regjistrin civil ishte 3.59 milionë vetë, pjesëmarrja ishte 46% dhe, mesatarisht, afërisht 12 mijë votues nxorën një deputet. Duke marrë parasysh se një pjesë e votave ishin të pavlefshme, dhe një pjesë shkuan te partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, të cilët nuk prodhuan mandate, të katër partitë që morën mandate morën mesatarisht 11 mijë vota për mandat.

Formula D-Hondt e mesatareve më të larta njihet se favorizon partinë më të madhe. Rrjedhimisht, në rang kombëtar, Partia Socialiste fitoi secilin nga 74 mandatet e saj për çdo 10,400 vota. Partia Demokratike mori secilin nga të 59 mandatet për afërsisht 10.600 vota ndërsa Partia Socialdemokrate mori tre mandate me mesatarisht me 11,800 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, mori vetëm katër mandate edhe pse grumbulloi në rang kombëtar 108 mijë vota, me një mesatare prej 27 mijë votash për mandat.

Numri i votave të nevojshme për mandat në secilin qark në zgjedhjet e 11 majit do të varet nga pjesëmarrja, e cila është diçka e paparashikueshme. Shqipëria pëson ndryshime të forta demografike çdo vit dhe Censi i vitit 2023 gjeti në Shqipëri afërsisht gjysmë milioni njerëz më pak se sa Censusi i vitit 2011, gjë që sugjeron rënie vjetore të popullsisë banuese me rreth 40 mijë vetë dhe rënie vjetore të popullsisë votuese me rreth 30 mijë vetë.

Kjo do të thotë se mes zgjedhjeve të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2025, rreth 120 mijë votues mund të jenë larguar. Por kjo është e pamundur të dihet me saktësi sepse, ndonëse është e sigurt se mes Censit dhe Censusit, ka pasur rënie popullsie, ne nuk mund ta dimë nëse kjo rënie popullsie ka ndodhur në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë periudhës apo ka pasur vite kur rënia ka qenë më e fortë e vite të tjera kur ka qenë më e paktë.

Në këto zgjedhje, pjesëmarrja pritet të ndikohet edhe nga rreth 246 mijë shqiptarë, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë. Në rast se këta të gjithë do të votojnë, pjesëmarrja ka gjasa do të jetë më e lartë se sa më 2021 dhe rrjedhimisht, numri i votave të nevojshme për të kapur mandatin e fundit do të jetë më i lartë.

Mandatet e fundit sipas qarqeve

Formula D-Hond pjesëton numrin e votave që ka marrë secila parti, fillimisht me 1, pastaj me 2 e me radhë, deri sa të mbarojnë mandatet për t’u ndarë. Partisë që i del herësi më i lartë nga pjesëtimi, merr mandatin. Rrjedhimisht, ajo që diskutohet, dhe që është përcaktuese për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, është i ashtuquajturi mandat i fundit. Ky është edhe mandati që praktikisht synohet nga të gjitha partitë e vogla, veçanërisht në Tiranë.

Mandati i fundit është ndarë në secilin qark në varësi të pjesëmarrjes. Në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në Tiranë ishte veçanërisht e lartë, 53% në krahasim me mesataren kombëtare që ishte 46%. Kjo do të thotë që mandati i fundit në Tiranë u fitua me 12 mijë vota ndërsa, në Dibër, mandati i fundit u fitua me 7255 vota. Qarqet e tjera janë mes këtyre dy shifrave si në grafik. Në Shkodër, Partia Socialdemokrate arriti të rrëmbejë dy mandate me pak më shumë se sa 16 mijë vota.

Votat e djegura ndihmojnë të mëdhenjtë

Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 sugjerojnë se shumë mandate kyçe për maxhorancën u fituan falë “votave të djegura”, pra votave të fituara nga partitë e vogla, kryesisht LSI. Në qarqet Durrës e Berat, LSI humbi mandat për vetëm disa dhjetëra vota. Rrjedhimisht, ndarja e opozitës kryesore në katër koalicione konkurrente, Berisha-Meta, Shehi-Alibeaj, Partia Mundësia e Shehajt dhe Euroatlantikët e Bashës, sugjeron se në shumë qarqe do të ketë shumë vota të cilat nuk do të arrijnë të prodhojnë mandat. Mandatet e humbura nga këto parti do të bien në prehërin e forcës politike që merr shumicën e thjeshtë në secilin qark./ BIRN

Related Posts

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

08/03/2026
I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës
Kryesore

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

08/03/2026
Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar
Kryesore

Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

08/03/2026
Kreu i SPAK: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin
Kryesore

Kreu i SPAK: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

08/03/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Milan mban gjallë shpresat për titullin, fiton derbin ndaj Interit

VIDEO/ Milan mban gjallë shpresat për titullin, fiton derbin ndaj Interit

08/03/2026
VIDEO/ Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Seferi “shfryn” në Turqi, realizon dopietë

VIDEO/ Seferi realizon gol dhe dhuron asist, por nuk mjaftojnë për Bodrumsporin

08/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al