• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia e Tepelenës në alarm, grupe kontrolli në pika të ndryshme. Ja si ndodhi sulmi ndaj shtëpisë së Elton Çiços

17/11/2017
Policia e Tepelenës në alarm, grupe kontrolli në pika të ndryshme. Ja si ndodhi sulmi ndaj shtëpisë së Elton Çiços

Tre persona tentojnë të grabisin shtëpinë e Elton Çiços në Tepelenë. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Policise lokale. Mesohet se ne banese kane qene familjaret e Çiçës, i cili u ekzekutua në zonën e Bllokut në Tiranë më 1 maj 2016. Policia ka ngritur grupe kontrolli në pika të ndryshme. Burimet thane se personat kanë qenë të armatosur e janë dëgjuar të shtëna.  Autoret kane qelluar disa here, ne drejtim te baneses por me pas jane larguar. Mesohet se babai i Elton Çiçës, Naim Çiça, ka njoftuar policine rreth ores 3:00 te mengjesit per goditjen me arme. Elton Çiça mbeti i vrarë me 1 maj të vitit 2016, në kryeqytet, pas një serie hakmarrjesh, mes tij dhe një grupi rival. Policia eshte nisur ne drejtim te adreses ku eshte dhene njoftimit. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes, jane gjetur 5 gezhoja, nga te cilat tri ishin te nje automatiku “Kallashnikov” dhe dy te nje pistolete “Makarov”. Hetuesit nuk kanë vënë re dëmtime në banesë ndërsa kanë nisur verifikimet e nevojshme. Dyshimet e oficerëve të krimeve lidhen me sagën e konflikteve të djalit të Naim Çiçës. Blutë kanë kryer disa kontrolle banesash dhe po vijojnë me verifikime të tjera të nevojshme për zbardhjen e ngjarjes. 

Vrasja
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ekzekutimin e Elton Çiços dhe ngriti akuzë ndaj katër personave, mes të cilëve një oficer policie.I shumëkërkuari Jani Aliaj do të gjykohet për akuzën e vrasjes me paramendim të Çiços, me të cilin sipas Prokurorisë kishte patur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se gjatë qëndrimit në burg Jani Aliaj ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë. Pasi kanë përfunduar dënimin dhe janë kthyer në Shqipëri, Çiço, i cili ishte shprehur se “do ta vriste me çdo kusht”, armikun e tij të përbetuar, ka tentuar të marrë hak duke i organizuar dy atentate Jani Aliajt, por pa mundur ta ekzekutojë atë. Por një vit më parë, Jani Aliaj, i veshur sportiv me kapele në kokë, sikurse përshkruhet në dosjen e organit të akuzës, ka hyrë në brendësi të një lokali të njohur në kryeqytet dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut Elton Rraja dhe një personi të tretë. Ai është larguar nga vendi i krimit, me një makinë “Ford Focus”, që e priste të dera e lokalit. Nga hetimet, rezultoi se makina ishte në pronësi të Renato Milloshit, i cili do të përgjigjet vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit, pasi nuk u provua që ishte i përfshirë ne vrasje. Kamerat e sigurisë në lokal dhe bizneset përreth, si dhe gjetja e makinës, ndihmuan Prokurorinë të identifikonte autorin e krimit. Ndërkohë, oficeri gjyqësor Alban Trimi dhe Redian Rraja, janë akuzuar nga Prokuroria për “Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas Prokurorisë i pandehuri Trimi ka prishur vendngjarjen, pasi ka hequr prej aty, çantën e dorës së viktimës dhe një pistoletë. Po, ndërsa është hedhur dritë mbi mekanizmin e krimit, Prokuroria nuk ka mundur ende të zbulojë emrin e personit që drejtonte makinën e përdorur në vrasjen e Çiços. Krimi i 1 majit të një viti më parë u pasua me ngjarje tejet të rënda kriminale, pasi janë ekzekutuar njëri pas tjetrit, miq të Elton Çiços dhe Jani Aliajt.

Related Posts

Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?
Kryesore

Stuhia gjatë natës, bien temperaturat, ja çfarë parashikohet sot

12/09/2026
Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos
Kryesore

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

12/09/2026
I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut
Kryesore

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al