• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Shqiponjat Bluzi’ i përgjigjen letrës publike të ArgjiroLajm.net

17/11/2017
‘Shqiponjat Bluzi’ i përgjigjen letrës publike të ArgjiroLajm.net

Pas letrës publike të ArgjiroLajm.net drejtuar tifozave të Luftëtarit, ku sqarohej qëndrimi ynë se përse raportuam incidentin jashtë stadiumit ‘Gjirokastra’ mes një grupi tifozësh dhe arbitrave të ndeshjes, ka reaguar grupimi më i madh i tifozave të klubit gjirokastrit ‘Shqiponjat Bluzi’. Ndonëse ArgjiroLajm.net nuk e kishte drejtuar letrën publike nominalisht ndaj atij këtij grupimi tifozësh, por ishte edhe përtej tyre, ne po e publikojmë të plotë reagimin e këtij grupimi.

Pa dashur të debatojmë akoma më tej për këtë ngjarje, nisur nga ajo cfarë shkruajnë ‘Shqiponjat Bluzi’, duam të saktësojmë se në raportimet tona kur kemi folur për akte dhune, i jemi referuar sulmit të kryer ndaj automjetit të arbitrave. Për ne, nuk konsiderohet dhunë vetëm nëse janë goditur fizikisht arbitrat, nëse guret, grushtet apo shkelmat kanë prekur direkt arbitrat. Eshtë akt dhune edhe sulmi ndaj automjetit sikundër u pa në videon e bërë publike.

Pavarësisht se arbitri mund të jetë shprehur se nuk është dhunuar, video e publikuar dhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes, që i treguan ArgjiroLajm.net, nuk e ndryshojnë dot atë që ndodhi në të vërtetë. Mbase nën presion, arbitrat mund të ndryshojnë dëshmi, por kjo s’e zhbën dot atë akt dhune që ishte i patolerueshëm. Për asnjë cast ArgjiroLajm.net nuk ka bërë përgjegjës për dhunën grupimin ‘Shqiponjnat Bluzi’. Ajo që ndodhi është përgjegjësi e pak njerëzve, jo e gjithë grupimit.

Ne respektojmë dhe vlerësojmë mbështetjen që ‘Shqiponjat Bluzi’ i japin Luftëtarit dhe në cdo rast mbetemi krah tyre për të promovuar sportin në qytet. Por ArgjiroLajm.net distancohet nga dhuna kudo që ajo shfaqet, brenda dhe jashtë stadiumit. Dhuna dhe aktet vandale dëmtojnë vetëm Luftëtarin dhe s’kanë asnjë lidhje me futbollin.

Duke i kërkuar ndjesë ‘Shqiponjave Bluzi’ nëse pa dashje i kemi cënuar, po sjellim më poshtë reagimin e tyre të plotë pas letrës tonë publike, si dhe theksojmë edhe njëherë qëndrimin tonë të palëkundur se nuk do të bëhemi kurrë mbështetës të akteve të dhunës. Edhe pse një pakicë e vogël mund të shfryjnë mllef e të zemërohen ndaj nesh, të jeni të sigurt që një shumicë e heshtur e mbështet qëndrimin tonë. Faleminderit

Pergjigje ndaj letres publike
Te nderuar gazetare te qytetit duke lexuar me vemendje shqetesimin tuaj po ju veme ne dukje disa mangesi qe te kuptoni dhe ju keni gabuar . Po ne jemi pergjegjes per incidentin dhe kerkojme falje per situaten e dal nga kontrolli por po shtrojme disa pyetje .
E goditem arbitrin apo e ofenduam !? Keto jane dy gjera te ndryshme sepse te thuash u ushtrua dhune duhet te kete dhe te dhunuar dhe arbitri deklaroi ne media nuk me ka prekur njeri .Dikush mund te kete goditur makinen ndonje shkelm dhe vetem kaq. Kjo eshte arsye kryesore qe tifozet ju jane kundervene mos harroni qe quani tifoze te dhunshem ultrasit shbz te cilet ne dy vite nese gjithe stadiumi ka hedhur bidona gur ne fushe nuk kane hedhur asnje cope letre po shbz ofendojne por mentaliteti ultras justifikon kete. E veme ne dukje kete dhe per te treguar nje qejfmbetje me ju te gjitha mediat . KA DY NDESHJE QE SHBZ NUK LEJOHEN NE STADIUM NGA POLICIA JU PSE NUK E BOTONI ASNJE GAZETAR KETE LAJM NGA SE KENI FRIKE? NE NUK LEJOHEMI TE QENDROJME NE NJE TRIBUNE TE LICENSUAR QE KA TE NJEJTAT KUSHTE SI STADIUMI KORCES TE NJETAT SI I TIRANES DHE KUKSIT PSE ?!
DUKE JU URUAR SUKSESE NE PUNEN TUAJ DHE KERKUAR FALJE PER NDONJE OFENDIM SPORADIK NGA TIFOZET (ne kete situate qe media quhet dhe kazan e nuk mbron veten 😂😂😂) JU THEMI SE NE NESE MEDIA JUAJ PASQYRON SAKTESISHT ATO QE NDODHIN NE DHE PER JU BEJME TIFOZLLEK POR KUR THONI DHUNOHET ARBITRI DHE ARBITRI THOTE TE KUNDERTEN KJO DUHET RIPARUAR .
FORCA LUFTETARI SHBZ ME TY GJITHMONE .
FEDERATE PO AFRON DITA E PASTRIMIT NGA LLUMRAT QE RRINE NE ZYRA SI VEMJE SI KRIMBA
ZIRI ARMIKU JONE
ARBITRA MENDOHUNI DY HERE KUR NISENI ME QELLIM NE GJIROKASTER

Related Posts

Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?
Kryesore

Stuhia gjatë natës, bien temperaturat, ja çfarë parashikohet sot

12/09/2026
Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos
Kryesore

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

12/09/2026
I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut
Kryesore

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al