• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet e vjeshtës, një grua në krye të Tepelenës?!

20/06/2025
tepelenë zgjedhje

Tepelena është mes bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për shkak se kryetarët që ishin në detyrë u zgjodhën tashmë deputetë të legjislaturës së re të Kuvendit në 11 maj.

Ndonëse deri më tani zgjedhjet e reja lokale nuk janë dekretuar ende nga presidenti Bajram Begaj, gjasat janë që ato të zhvillohen në vjeshtë, në periudhën zgjedhore 15 tetor deri më 15 nëntor.

Prej vitit 2011 Tepelena drejtohej nga Tërmet Peçi, i zgjedhur si përfaqësues i Partisë Socialiste. Kjo e fundit nuk e ka ende një kandidat me të cilin do të garojë në zgjedhjet e vjeshtës.

Emra të ndryshëm kanë nisur të përfliten mes strukturave lokale të PS-së në Tepelenë, por zyrtarizmi i kandidatit do të marrë kohë. Një variant shumë i mundshëm për socialistët është të shkojnë në këto zgjedhje me një grua.

Më e paqartë është situata në radhët e opozitës, e cila pavarësisht kandidatit do ta ketë shumë të vështirë të fitojë Tepelenën, që njihet si bastion i Partisë Socialiste. Sidoqoftë koha ka treguar në jo pak raste se edhe bastionet mund të bien.

Dy vite më parë Partia Demokratike e fitoi Bashkinë Memaliaj me një kandidat që kishte më shumë avantazhe se ai i Partisë Socialiste.

Me zyrtarizimin nga kreu i shtetit të datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë ku ka vakanca në drejtim, do të kemi edhe emrat e kandidatëve që do t’i prijnë garës në Tepelenë, Berat dhe Mat.

Pezull është gjithashtu edhe Tirana dhe deri më tani mbetet e papaërcaktuar nëse kryeqendra e vendit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për pasuesin e Erion Veliajt, kryebashkiakut në detyrë që prej më shumë se 4 muajsh është i arrestuar dhe ndodhet në burg. ©Argjiroja.net 

Related Posts

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026
Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe plagos babain
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe plagos babain

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al