• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gafa e policisë rrugore në Gjirokastër, ndalon gruan nga Tirana për ‘mallra kontrabandë’, por e vërteta është ndryshe

19/11/2017
Gafa e policisë rrugore në Gjirokastër, ndalon gruan nga Tirana për ‘mallra kontrabandë’, por e vërteta është ndryshe

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot për ndalimin e një gruaje nga Tirana me mall kontrabandë të futur nga pika kufitare e Kakavijës. Sipas njoftimit 42-vjeçarja B.P kishte pajisje elektro-shtëpiake të reja, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument faturë blerje apo deklaratë doganore. Por ndërkohë burime të ArgjiroLajm.net nga pika doganore e Kakavijës, thonë se nuk kemi të bëjmë me mallra kontrabandë. Zonja në fjalë ishte një emigrante që kishte lënë Greqinë për t’u kthyer në Shqipëri dhe kishte marrë me vete pajisje elektro-shtëpiake të përdorura, për të cilat nuk mund të bëhej zhdoganim.

Vlerësimin e mallit e kanë bërë agjentët doganorë në Kakavijë, të cilët konstatuan se nuk ishin mallra që mund të paguhej taksa doganore. Por në postbllokun e policisë rrugore pranë fshatit Mashkullorë, 42-vjeçarja është ndaluar. Efektivët e rrugores, jo të krimit ekonomik e finananciar, ndonëse nuk janë ekspertë për vlerësimin e mallit, e sekuestruan atë dhe ndaj gruas nisi procedimi për veprën penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra, kemi të bëjmë me një rast të pastër abuzimi nga efektivët e Policisë Rrugore në Gjirokastër ose tejkalim apo ngatërrim kompetencash. Sidoqoftë përvoja ka treguar se çështje të tilla mbyllen nga Prokuroria pasi hetimet provojnë që nuk kemi të bëjmë me futje të mallrava kontrabandë. Megjjithatë mbetet për t’u parë së çfarë do të ndodhë me rastin kontret.

Mallrat për të cilat policia rrugore në Gjirokastër pretendon se janë futur kontrabandë janë këto: një mikrovalë, një hekur rrobash, një thekëse buke, një spricator për rroba, një pajisje lavamani, një sobë, dy kuti detergjenti, një lavapjatë, dy frigoriferë, një larëse rrobash dhe një tharëse rrobash. Sido që të përfundojë çështja, edhe në rastin kur Prokuroria mund t’i pushojë hetimet ndaj 42-vjeçares nga Tirana, rikthimi në atdhe pas shumë vitesh emigracion, me siguri që i është dukur një ferr i vërtetë, pasi do të sorollatet nëpër institucione për të zgjidhur procedimin penal që është nisur ndaj saj.

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al