Policia Kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar një ditë më parë 6 klandestinë të huaj. Dy shtetas sirianë janë kapur vendin e quajtur kthesa e Grapshit në Dropull, ndërsa 4 shtetas nga Iraku janë kapur në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit. Policia thotë se dy shtetasit nga Siria kërkuan azil në Shqipëri, ndërsa irakenët deportuan sërish drejt Greqisë.
©ArgjiroLajm.net









