23-vjeçari nga Memaliaj që i dha fund jetës pasditen e sotme duke u vetëvarur te një pemë pranë shtëpisë quhet Roland Bilaj. Ngjarja e rënë ndodhi në fshatin Kurtës, njësia administrative Buz. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga babai i tij te një kumbull në oborrin e shtëpisë. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende me saktësi. Dyshohet se i riu kishte shfaqur shenja depresioni. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
©ArgjiroLajm.net









