Një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, ndaj të cilit sot Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti, ka qenë para vitit 2013 në Gjirokastër si shef i Antidrogës.
Ai është Gjergji Kohila, 37 vjeç, me origjinë nga Delvina. Gjatë kohës që ai shërbente si shef kundër krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, dyshohet se ka qenë i implikuar në trafikun e drogës përmes grupit të Habilajve.
Kështu pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila sot ka lëshuar mandat arresti ndaj Kohilës, si dhe drejtuesve të tjerë, Jaeld Cela dhe Sokol Bode.
©ArgjiroLajm.net









