• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në Sarandë/ Policisë i ikën me pranga në duar i arrestuari, për të mbrojtur veten arrestojnë katër banorë që s’kishin faj

23/11/2017
Skandal në Sarandë/ Policisë i ikën me pranga në duar i arrestuari, për të mbrojtur veten arrestojnë katër banorë që s’kishin faj

Skandal në komisariatin e Sarandës, ku katër persona janë arrestuar nga policia me dyshimin se kanë ndihmuar të arratiset një të arrestuar nga furgoni i policisë. Fiks Fare denoncon rastin e ndodhur më 5 nëntor në fshatin Vrinë, ku arrestimi i dy invalidëve dhe i dy të afërmve të tyre është bazuar vetëm në dëshminë e një polici, i cili kishte për detyrë të ruante të arrestuarin, ndërsa kolegët e tjerë po kontrollonin një shtëpi.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan pesë persona. Por, nga pesë të arrestuarit, vetëm një prej tyre, u arrestua si i dyshuar për lëndë narkotike dhe pengmarrje, pasi katër të tjerët, konkretisht Mustafa Indrisllari, Feti Indrisllari, Asllan Pashaj dhe Fiqirije Pashaj u arrestuan për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe përkrahje të personit të arratisur Ermir Indrisllari. Dy ditë pas arrestimit të 4 personave për kundërshtim të punonjësve të policisë, i arratisuri Ermir Indrisllari u dorëzua në polici dhe deklaroi se droga e sekuestruar i përkiste atij dhe se ishte arratisur vetë pa u ndihmuar nga asnjë prej të arrestuarve, siç pretendonte policia. Gjithsesi, më 9 nëntor, prokuroria dërgoi për masë sigurimi personal 5 personat e arrestuar, duke kërkuar për 4 burrat “arrest me burg” dhe për gruan e vetme të arrestuar “detyrim paraqitjeje”.

Gruaja e vetme e arrestuar gjatë operacionit të policisë, Fiqirije Pashaj tregon për Fiks Fare sesi ka ndodhur ngjarja, deri në momentin që nga dhuna e policisë i ka rënë të fikët.

Fiqirije Pashaj shprehet se ditën e ngjarjes, ajo po ziente raki dhe në shtëpi kishte mbesën e vogël. Burri kishte dalë te bagëtitë. Në një moment, ajo pa që erdhi policia në fshat dhe pak minuta më vonë, pa nipin që vraponte dhe pas tij një polic. Ajo doli për tek porta e shtëpisë dhe në ato momente, policia qëlloi me armë në drejtim të nipit, i cili u fut në një ndërtesë të braktisur dhe që aty u arratis. Kur qëlloi me armë, ajo thotë se shkoi dhe i foli policit duke i thënë se ç’bën, kështu është policia e shtetit, po na vret djalin. Pas kësaj, Fiqirijeja ka hyrë sërish brenda, pasi po qante fëmija. Kur ka futur fëmijën brenda, ka dalë sërish jashtë dhe ka parë në oborr policin, ajo e ka pyetur se ç’donte në shtëpinë e saj dhe polici i ka marrë me forcë një celular nga dora dhe aty asaj i ka rënë të fikët.

Motra e dy të arrestuarve Indrisllari, Sabrija thotë se vëllai i saj ka qenë në shtëpi dhe nuk ka lidhje fare me krimin. Ai punon në bujqësi për të mbajtur djalin 11 vjeç, pasi e shoqja i ka vdekur një vit më parë. Madje, ajo shprehet se vëllai i saj është mbajtur padrejtësisht në burg, duke lënë në mëshirë të fatit fëmijën 11 vjeç, pasi nuk ka asnjeri të kujdeset për të Ndërsa një banor tjetër thotë se nuk e ka parë si ka ndodhur ngjarja, por tregon se ka kaluar aty dhe pasi ka bërë disa metra ka dëgjuar krismën e policisë.

Gjithsesi, këto dëshmi nuk janë marrë nga prokuroria dhe në gjykatë, gjatë masës së sigurisë nuk është përmendur asnjë nga këto dëshmi. Prokurori përmendi vetëm dëshminë e policit Gëzim Çela, i cili pretendon se është sulmuar nga 3 burra dhe 2 gra, por ata nuk janë parë nga asnjë prej kolegëve të tij. Madje, ai thotë se e kishin shtrirë përtokë, por ai ka arritur të nxjerrë armën dhe ta mbushë atë, duke mos përmendur faktin se edhe ka qëlluar në drejtim të personit të arratisur.

Emisioni investigativ sjell fakte të reja për këtë çështje, që nga dëshmitë në fshat, bisedat me policët, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe shpjegojnë se atë ditë nuk kanë parë asnjë nga të arrestuarit, duke rrëzuar pretendimet e kolegut të tyre. Një tjetër fakt i zbuluar nga Fiks Fare, ka të bëjë edhe me përdorimin e armëve nga ana e punonjësve të policisë, që nuk është përmendur në prokurori. Për të zbuluar nëse punonjësit e policisë kanë kryer detyrat sipas procedurave ligjore kanë nisur hetimet edhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por ende nuk është arritur në ndonjë konkluzion.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Heidi Baci: Këshilla dashurie nuk jap shumë, se vetë e kam ndritur

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci: versionet kontradiktore të ndarjes: Ndarja s’ka përfunduar me respekt!

23/03/2026
Hysaj drejt historisë, arrin rekordin e Lorik Canës

“Është një ëndërr që fëmijë”, Hysaj karikon Shqipërinë: Nuk është e pamundur ndaj Polonisë

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al