Një 58-vjeçar banues në Tepelenë është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për zaptim toke. R.Z është kallëzuar nga shtetasi J.SH, 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit pretendon se 58-vjeçari i ka zaptuar 3 mijë metra katror tokë në pronësi të familjes së tij, në vendin e quajtur “Arra e Breshanit”, në fshatin Bylysh, Bashkia Memaliaj. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjjiroLajm.net








