Policia e Sarandës ka njoftuar një grabitje që ka ndodhur në fshatin bregdetar të Livadhjasë. Mësohet se është shpallur në kërkim 34-vjeçari me iniciale A.S., banues po në Livadhja, pasi gjatë natës, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vjedhur 20 milionë lekë të vjetra nga një banesë.
Sipas të dhënave zyrtare bëhet me dije se grabitësit kanë thyer dritaren e banesës së shtetasit L.K., 27 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar kanë arritur të gjejnë një shumë të konsiderueshme prej 2 000 000 lekësh të reja. Ka qenë pronari ai që ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka arritur të identifikojë një nga të dyshuarit kryesorë. Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.









