Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet sizmike kanë qenë të lehta dhe fatmirësisht nuk kanë shënuar të lënduar dhe as dëme materiale.
Lëkundja e parë është ndjerë në orën 07:18, ndërsa e dyta rreth 14 minuta më vonë dhe kanë qenë me magnitudë 3.2 dhe 2.7 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nuk raportohet për dëme.