• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Tsunami i digave’ në Ballkan, mediat ndërkombëtare japin alarmin për Vjosën

27/11/2017
Shqipëria do ndërtojë 436 hidrocentrale deri në vitin 2025. Njëri është në qarkun Gjirokastër

Shkencëtarët e huaj ngrenë alarmin për atë që e quajnë “tsunami i digave” në Ballkan, e që sipas tyre, rrezikon zhdukjen e lumenjve dhe humbje të biodiversitetit. Studimi i realizuar nga Fluvius, një agjenci konsulence për projekte të mbështetura nga OKB dhe BE ndalet kryesisht te lumi i Vjosës në Shqipëri. Ai cilësohet si një parajsë dinamike për speciet ujore që janë zhdukur rreth Europës, e që tani po rrezikohen edhe atje për shkak të digave. Studimi i publikuar nga britanikja “The Guardian” përmend një lloj të veçante peshku, “Isoperla vjosa”-n, i zbuluar gjatë një ekspedite të 25 shkencëtarëve në Vjosë. Ashtu si salmoni i Danubit dhe trofta e Prespës edhe kjo specie është në rrezik nga projekte hidroenergjetike, siç thotë Ulrich Eichelmann, drejtor i organizatës RiverWatch. I intervistuar nga “The Guardian”, ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri pohon se dy mega hidrocentrale në Vjosë do të lejojnë kalimin e peshqve përmes “bypass”-et.

Ai kundërshton zbulimet e raportit duke thënë se në Shqipëri po ndërtoheshin vetëm dy diga të larta. Ndërtimet e hidrocentraleve janë shtuar me 300 përqind rreth Ballkanit Perëndimor sipas studimit. 2800 diga të reja janë projektuar në një zonë që shtrihet nga Sllovenia në Greqi, 37 përqind të të cilave do të ndërtohen në zona të mbrojtura si parqe natyrore. Shqipëria konsiderohet si pika më e nxehte me 81 diga në ndërtim e sipër.

Përveç jetës ujore, bumi i digave mund të kërcënojë edhe njerëzit. Që prej 2012 konliktët e pronave mes kompanive të mëdha energjetike dhe fermerëve të vegjël kanë çuar në vrasje sipas një studimi të financuar nga BE. Aty citohen 3 raste vdekjesh dhe dhjetëra arrestime lidhur me valën e projekteve hidroenergjetike në Shqipëri.

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E bujshme/ 10 vite te Dardanët, Rrahmani lë Kosovën

E bujshme/ 10 vite te Dardanët, Rrahmani lë Kosovën

11/09/2026
Ndodh për herë të parë – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ Federata në festë, gëzon pas vendimit të KAS kundër klubit shqiptar: Ndodh për herë të parë

11/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al