Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës, Arben Hyseni, akuzon drejtues të lartë të policisë për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike në zonën e Dibrës. Në një postim në rrjetin e tij social, Hyseni ka postuar foto nga tuneli i Vakufit ku duket qartë gjurmët e lëndës narkotike.
“Bashkëfshatarët e mi, po ju sjell një foto bërë në njërin nga 4 tunelet e Vakufit para pak ditësh. Ajo çfarë shihet janë gjurmët e krimit që kanë ngelur nga përpunimi i hashashit nga çunat e Sajmir Tahirit dhe brigadieri i policisë Diber tepelenasi, E.Targaj (ky i fundit vazhdon të jetë në këtë detyrë edhe pse e mbushi gjithë Dibrën me hashash e solli ne Diber “agronomë” nga Tepelena e Lazarati që të shërbenin hashishit) .
Ju nuk mund ta merrni me mend se çfarë inpakti negativ ka sjellë mbjellja e hashashit në fshatin tonë, që nuk ishte mbjell kurrë më parë. Me thonë se 80% e të rinjve në fshat janë bërë përdorues të hashashit, në një rast nje djalë ka përfunduar ne psiqiatri e vazhdon të jetë i sëmur psiqik nga përdorimi i hashashit, kemi djem të tjerë që i kanë futur në burgje kot, e çuditërisht ato që e mbollën e morën lekët për ccdo rrënje hashashi të mbjellë, vazhdojnë të jenë brigadierë policie, Dr. Policie në Dr Policisë Dibër”, shkruan Hyseni në denoncimin e tij.









