Luftëtari ka humbur ndeshjen e radhës sot përballë Bylist. Gjirokastritët u mundën 2 me 1 nga vendasit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, duke konfirmuar kështu krizën e thellë që ka kapluar klubin e Hasan Likës. Golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Përgjini në minutën e 85’. Gjirokastritët ndodhen në vendin e parafundit të renditjes, ndërsa në fundjavë presin një përballje të vështirë në fushën e tyre me Flamurtarin.
©ArgjiroLajm.neet