• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjosa kthehet në ‘përbindësh’, ushtria nis evakuimin në zonat e përmbytura

01/12/2017
Vjosa kthehet në ‘përbindësh’, ushtria nis evakuimin në zonat e përmbytura

Niveli i ujit në Lumin e Vjosës në zonën e Përmetit tregon se pas disa orësh zonat fushore në rrjedhën e këtij lumi, kryesisht në Fier dhe Vlorë do të përmbyten. Ushtria po largon banorët dhe gjënë e gjallë nga zonat që janë përmbytur edhe më parë. Energjia elektrike mungon në shumë zona.

Te ura e Mifolit, lumi ka dalë nga shtrati.Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 1500 banorë në fshatrat Ferras e Çerven, ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.

Në Vlorë, në vijim të operacioneve speciale, skuadrat e shpëtimit kanë evakuuar 25 familje të tjera, këtë herë nga Ferma e Novoselës. Kreu i kësaj njësie administrative, Kanan Shakaj ka deklaruar se masa janë marrë edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Sipas tij, janë rreth 7 mijë krerë bagëti që janë postuar drejt zonave të konsideruara të sigurta, si Mifol, Akerni dhe Frakull. Ndërkohë, prurjet e lumit që vijnë nga Përmeti e që mund të prekin Fermën e Novoselës janë ngritur mbi 15 cm dhe orët e natës pritet të jenë më të vështirat në çdo aspekt.

Pallati i Sportit në Vlorë është përgatitur për të strehuar të evakuuarit që rrezikohen nga përmbytjet. Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci deklaroi nga Vlora se në orën 18:00 pritet që të vështirësohet situata. “Është alarm për të gjithë banorët që të bëjnë kujdes dhe të mos afrohen në hartën që u prek edhe në 2015”. Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet sot e nesër janë Fier dhe Vlora. 

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba Pollozhani rikthehet në finalen e BBVK 4 dhe flet për largimin: Do të doja ta shtyja më shumë

Alba Pollozhani rikthehet në finalen e BBVK 4 dhe flet për largimin: Do të doja ta shtyja më shumë

28/02/2026
Fitoi ‘BBVK’, Londrimi reagon për herë të parë në rrjetet sociale

Fitoi ‘BBVK’, Londrimi reagon për herë të parë në rrjetet sociale

28/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al