Situata nga përmbytjet në Fier vijon të jetë dramatike me disa fshatra të mbuluar nga uji. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se 40 efektivë të Forcave të Armatosura do të nisen drejt fshatit Darëzezë për vendosjen e thasëve me rërë në dy anët e argjinaturës së lumit me qëllim parandalimin e daljes së Vjosës nga shtrati orët në vijim.