• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

31/10/2025
shkollat shqiperia emigrim

shkollat shqiperia emigrim

Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.

Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.

Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.

Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.

Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë./monitor.al

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al