Mbledhja e radhës e Qeverisë do te jete serish jashte kryeqytetit. Mësohet se të premten dhe të shtunën kryeministri Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit te tij qeverises në qytetin e Shkodrës.
Pritet që mbledhja mes tyre të mbahet në ambientet e muzeut “Marubi”, ku do të diskutojnë dhe do të marrin vendimet e radhës të Këshilli të Ministrave. Kryeministri Rama gjatë qendrimit në Shkoder do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të ri të institucioneve. Gjatë qendrimit në metropolin verior do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodres.









