Udhëtarët e huaj, që kanë vizituar Shqipërinë, përtej karakterit prej trimash të shqiptarëve kanë nënvizuar dhe elementë të një homoseksualiteti të fshehur, në krahina të ndryshme. Në një video të bërë publike nga UET PRESS, në bisedë me Alda Bardhylin mbi librin e tij të ri ‘Sandwich’, publicisti Mustafa Nano thotë që homofolia e fshehur është dalluar nga të huajt. Ja biseda e videos:
Udhëtarët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë përtej karakterit të tyre të fortë kanë nënvizuar shpesh se ata janë burra të pashëm, ose burra të bukur?
Jo vetëm Bajroni, por në përgjithësi të gjithë udhëtarët e huaj jo vetëm anglezë, por edhe francezë apo të kombësive të tjera, kanë shquar tek portretet shqiptare pamjen fizike, nuk e di pse, na kanë shquar, sepse përveç veshjes kishte elementë somatikë, të pamjes së fytyrës, së trupit, të gjithë kanë folur për një trup të hajthëm të shqiptarëve, të lehtë, pa shumë bark, për burrat.
Ka historianë që flasin për një lloj homoseksualizmi të fshehur të shqiptarëve, sidomos në veriun e Shqipërisë?
Eh, në veri kjo është dalluar nga Hani, por ka edhe në jug, dhe në jug është dalluar nga Çelebiu në Gjirokastër, në Elbasan sigurisht, kjo lloj hemofilie e fshehur mund të jetë dalluar edhe nga ca udhëtarë të tjerë, pastaj nga Lord Bajroni.
Në fakt një nga biografët më të mirë, shkrimtari Aleksandër Duma, nuk ngurron të tregojë që Ali Pashës nuk i pëlqente të mbante në harem vetëm femra, por edhe burra?
Dymaja nuk është se ka thënë që Ali Pasha ka qenë homoseksual, ka folur për një harem, po në haremet turke atëherë ka qenë pak komplekse, ka pasur edhe eunukë dhe Dymaja dhe ndoshta eunukët i ka marrë për burra të haremit.









