• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paketa e Maleve/ Kategoritë që mund të aplikojnë

07/11/2025
Paketa e Maleve/ Kategoritë që mund të aplikojnë

Paketa e Maleve, e miratuar në mars të këtij viti, shihet jo vetëm si risi ekonomike për vendasit, por gjithashtu dhe si një përspektivë e re për sektorin e turizmit.

Për këtë temë ka dhënë detaje Ervin Demo, Ministër i Pushtetit Vendor, në lidhje të drejtpërdrejtë për rubrikën “Përballë Lajmit”, në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj.

Fillimisht, Demo u shpreh se investimi përmes kësaj pakete në zona që ndodhet larg komuniteteve të banuara, shënon zhvillim të territorit. Po kështu, pritet që në fillim të vitit 2026, të nisin dhe investimet e para konkrete përmes paketës së maleve, siç shprehet ministri.

“Interesi që është në terren, nga banorët, nga investitorët, por patjetër dhe nga vetë kryetarët e bashkive të cilët e përceptojnë paketën e maleve si një instrument zhvillimi në territor, shumë i rëndësishëm sa i përket zonave të cilat për vetë vendodhjet gjeografike kanë largësi nga zonat e banuara, investimi në këto zona do të jetë një impakt i jashtëzakonshëm për komunitetet, të cilat jetojnë në këto zona. Besoj që shumë shpejt në fillim të vitit 2026, do kemi dallëndyshet e para të investimeve që do fillojnë në territor”, tha Demo.

Duke theksuar se në Shqipëri është paksa problematike regjistrimi i pronave për shkak të konflikteve, lind pyetja nëse rrezikohen këto prona nga Paketa e Maleve. Sipas ish-kryebashkiakut të Beratit, nuk ekziston mundësia e thellimit të konflikteve për ata që nuk kanë dakordësi mbi pronësinë. Demo sqaroi se nëse një pronë është “burim mosdakordësie”, automatikisht pezullohet menjëherë procesi për aplikantin.

“Paketa e Maleve nuk është një instrument për shpërndarje pronësie toke. Duhet të kuptojmë që është një instrument për të nxitur, ndihmuar, ata të cilët kanë një marrëdhënie me tokën, e gëzojnë prej vitesh ose dekadash më saktë, e që nuk mund të investojnë pikërisht sepse kanë problemin me dokumentacionin, regjistrimin e pronës.

Në asnjë rast, kurrsesi një pronë e cila mund të ketë burim mosdakordësie midis komshinjve, banorëve, të zonës, automatikisht procesi, që ligji dhe e parashikon, që ai process pezullohet menjëherë dhe askush nuk mund të aplikojë nëse për të njëjtën pronë ka disa persona të cilët kërkojnë, ose kanë le të themi dokumentacion, apo pretendime sa i përket pronësisë”, tha Demo.

Por kush janë ata që mund të përfitojnë nga “Paketa e Maleve”? Demo sqaron se janë dy kategori. Kategoria e parë janë të gjithë ata persona, të cilët janë pronarë për më shumë se 10 vitetë një toke e cila është e regjistruar në kadastër si “tokë-shtet”, por e ka punuar atë dhe i ka marrë frytet.

Kategoria e dytë janë të gjithë individët, të cilët kanë ndarë pronësinë sipas “kufijve të vjetër”, e nuk kanë konflikte me palë të treta, duke provuar faktin që janë pronarë.

“Paketa e Maleve nuk do të thotë që cilido person, nëse ka dëshirë, shikon një mal, vendos gishtin dhe thotë unë dua të investoj atje. Nuk funksionon ashtu. Paketa e Maleve e ka të përkufizuar shumë qartë kush janë dy kategoritë e personave që mund të aplikojnë për Paketën e Maleve.

Një është kategoria e individëve të cilët posedojnë një pronë për një periudhë jo më pak se 10 vjet, i kanë marrë frytet e tokës, duke e punuar, duke mbjellë pemtari, por nuk kanë dokumentacionin. Ajo tokë në kadastër rezulton akoma tokë-shtet, nuk bëhet fjalë për tokë private, e ky individ që e ka mundësinë për të treguar që marrëdhënia e tij me tokën është më e hershme se sa 10 vjet, ka të drejtën të aplikojë për Paketën e Maleve. Kjo është kategoria e parë.

Kategoria e dytë, bëhet fjalë për ato raste, ku në zona të caktuara të Shqipërisë shpesh herë njerëzit, në mirëkuptim brenda komunitetit, brenda fshatit, janë dakordësuar që ndarja e tokave nuk është bërë thjesht sipas ligjit, por kanë respektuar kufijtë e vjetër të pronave. Duke thënë që , ta supozojmë që kjo kodra këtu ka qenë e fisit ‘x’, apo ajo fusha atje ka qenë e fisit ‘xy’, e banorët nuk kanë krijuar konflikte me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë 30 viteve, askush nuk është futur në kufijtë e vjetër të pronave. Kjo kategori, nuk ka dokumentacion, siç jemi në dijeni, por edhe ata që e provojnë këtë fakt, që komuniteti e pranon këtë fakt, që bashkëfshatarët e tyre dhe banorët e zonave e pranojnë këtë fakt dhe kjo kategori, patjetër, i lind e drejta për të aplikuar për Paketën e Maleve“, tha ai.

Një gjë është e sigurt, se një investitor i cili i “vë syrin një mali”, nuk mund të aplikojë për Paketën e Maleve, pasi nuk është pronar. Ama, të gjithë ata që aplikojnë për Paketën e Maleve dhe fitojnë të drejtën e investimit në tokat e tyre, mund të bashkëpunojnë me një palë të tretë, pasi të ketë fituar lejen e posaçme.

“Kushdo tjetër që është investitor, nuk mund të shkojë në zonat e Shqipërisë e të vendosë gishtin. Duhet patjetër të jetë në bashkëpunim me një nga këto dy kategoritë, që unë sapo permenda. Individi është i lirë të përfitojë nga Paketa e Maleve, e patjetër mund të ketë një bashkëpunëtor për të bërë investime”, tha ai.

Kujtojmë, se Paketa e Maleve, u prezantua për herë të parë në mars të këtij viti, nga kryeministri Edi Rama, teksa u premtua se për 500 përfituesit e parë nga kjo nismë nuk do ketë asnjë taksë për 10 vjet.

Ligji, sipas maxhorancës, synon të promovojë zhvillimin ekonomik në zonat malore, duke inkurajuar investimet në bujqësi, turizëm dhe industri të tjera të qëndrueshme.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al