• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FOTO/ Ndahen çmimet letrare 2016/ Kumbaro: Dy fitues dhe 10 libra që duhen lexuar!

07/12/2017
FOTO/ Ndahen çmimet letrare 2016/ Kumbaro: Dy fitues dhe 10 libra që duhen lexuar!

“Janë vetëm dy fitues, por 10 libra që duhen lexuar”,– kështu shkruan në Facebookun e saj ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro pas ndarjes së çmimeve letrare 2016 mbrëmjen e djeshme.   

Dy fituesit ishin Idlir Azizaj, i cili fitoi Çmimin e madh letrar për vitin 2016 me novelën dramaturgjike“Shekspirotë” Botime Toena dhe Diana  Kastrati, fituesja e Çmimit për Përkthimin 2016 me romanin“Kanali Musolini”i Antonio Pennacchi-t, botuar nga shtëpia botuese Dituria.

Në ceremoninë e  ndarjes së këtyre çmimeve, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro teksa falenderoi jurinë tha se “përzgjedhja e tyre profesionale tregon se është krijuar tashmë një brez autorësh shqiptarë që nuk japin më arsye të quhen të rinj, por shkrimtarë të mirë, të pjekur, solidë”.

“Të vështirë e kishte Juria Letrare e këtij viti përzgjedhjen e fituesve në një bateri librash, autorësh e përkthyesish shumë të mirë. Nuk e fsheh që nuk ua kisha aspak zili pozicionin ku duhet të zgjidhnin 2 nga 10. Por dua të falenderoj Primo Shllaku, Flutura Açka, Elsa Demo, Bajram Karabolli dhe #LisandriKola, që me këtë përzgjedhje i ofrojnë publikut një listë librash shumë të mirë, të cilat duhen blerë për vete e pastaj duhen ndarë me miq.

– Përzedhja e tyre profesionale tregon se është krijuar tashmë një brez autorësh shqiptarë që nuk japin më arsye të quhen të rinj, por shkrimtarë të mirë, të pjekur, solidë.

– Përzgjedhja e kësaj skuadre krijuesish tregon gjithashtu se përkthyesi është po aq krijues sa dhe shkrimtari, dhe se përkthimi nuk është gjë tjetër veçse arti i rishkrimit të veprës letrare.

Shembulli tipik është Romeo Çollaku që përzgjidhet edhe si autor i librit të vet edhe si përkthyes i Kavafis-it, bash si mjalti në teh 🙂

– Dhe së fundi kjo përzgjedhje tregoi gjithashtu se teksti dramaturgjik shqiptar po del me krijime të suksesshme dhe dinjitoze.
Dhe në fund gjithmonë ka vetëm një fitues!

Ndërsa ju mund të lexoni shumë libra:

LETËRSI SHQIPE
1. Ardian Kyçyku – INCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI
2. Erion Papagjoni – NJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA
3. Idlir Azizaj – SHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA
4. Meritan Spahija – VEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA
5. Romeo Çollaku – MJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT

LETËRSI E PËRKTHYER
1. Agron Tufa – TRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE
2. Diana Kastrati – KANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA
3. Ermira Danaj- NJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG.
4. Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS
5. Romeo Çollaku – POEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT2; – shkruan Kumbaro në Facebook pas ndarjes së çmimeve ku ka postuar edhe këto foto.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin

Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin

25/12/2025
Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al