POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kosinë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 48-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.







