• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shisnin drogë në Gjirokastër, 10 të arrestuar (VIDEO)

29/11/2025
Shisnin drogë në Gjirokastër, 10 të arrestuar (VIDEO)

POLICIA E SHTETIT

Si rezultat i një hetimi me metoda speciale të hetimit, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, dhe me shërbimet e Komisariateve në varësi, të DVP Gjirokastër, finalizoi fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Andromeda”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Ll., 18 vjeç, K. R., 23 vjeç, M. R., 20 vjeç, D. A., 30 vjeç, A. P., 52 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. C., 35 vjeç.

Si dhe M. N., 30 vjeç (kapur në datën 26.11.2025), të tetë banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Gjirokastër për ndalimin e shtetasve D. R., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe Xh. G., 22 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shisnin lëndë narkotike, Kokainë dhe Cannabis, në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve: A. C., iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje; A. P., iu gjet lëndë narkotike Cannabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale; D. A., iu gjet 1 kilogramë e 05 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, Kokainë;

E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dijeni që shtetasi K. M. kishte lëndë narkotike dhe nuk e kishte kallëzuar;

A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën disa fishekë gjuetie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

youtube.com/watch?v=BAiIJqRwfMg&feature=youtu.be

 

Related Posts

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!
Kryesore

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

19/09/2026
“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend
Lajme

“Gazo shiko hallin tënd, u martove apo jo?!”, Zegjineja përplaset me Bardhin në Kuvend

19/09/2026
Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar
Kryesore

Mediat greke: Rizai kaloi në Shqipëri? Policia shqiptare: Nuk kemi informacion zyrtar

19/09/2026
U vetëplagos me armë, por gënjeu policinë, tre të arrestuar në Sarandë
Kryesore

Plagosën me thikë dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al