• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja që tronditi Sarandën, flasin familjarët e burrit që u gjet i djegur në ashensor: Kohët e fundit…

11/12/2017
Ngjarja që tronditi Sarandën, flasin familjarët e burrit që u gjet i djegur në ashensor: Kohët e fundit…

Një punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit është gjetur plotësisht i djegur brenda ashensorit të një pallati të pabanuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës dhe dyshohet se ka kryer vetëdjegien për shkak të gjendjes depresive.

Policia bën të ditur se viktimë ka mbetur Agim Proda, baba i dy fëmijëve. Gjithçka u zbulua pasi rreth orës 14:10 të së dielës, një telefonatë në Sallën Operative në Komisariatin e Policisë të Sarandës, njoftonte se në katin përdhes të një pallati në ndërtim është gjetur një trup i pajetë dhe tërësisht i djegur.

Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor dhe ka gjetur në bodrumin e një pallati në ndërtim në lagjen nr.4, që pretendohet se ky vend do të përdorej më vonë si kasa e vendfillimit të ashensorit të pallatit shumëkatësh, trupin pothuajse tërësisht të shkrumbuar.

Ndërsa trupi i tij pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, mësohet se viktima, totalisht e djegur, dyshohet të jetë shtetasi Agim Proda, 61 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes UjësjellësKanalizime në qytetin e Sarandës. Gjithashtu mësohet se 61-vjeçari punonte dhe si vëzhgues i ndeshjeve të futbollit për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Babai i dy djemve të rritur njihej si njeri mjaft pozitiv në Sarandë, ndërsa dyshohet se aktin e rëndë ta ketë kryer në kushtet e depresionit. Në bazë të informacioneve që familjarët kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ata janë shprehur kohët e fundit se 61-vjeçari shfaqej i shqetë- suar për gjendjen e tij shëndetësore.

Shkak për këtë ishte bërë një plagë që Prodës i ishte shfaqur në pjesën e buzës. Nisur nga kjo, ai kishte dyshime se vuante nga kanceri dhe ky mendim e kishte zhytur në një gjendje depresive. Mesditën e së dielës, 61-vjeçari është larguar nga banesa e tij, e cila ndodhet në qendër të qytetit, për të shkuar rreth 2 km larg, në lagjen nr.4, në një pallat ende në ndërtim e siç shprehet edhe Policia, dyshohet të jetë vetëdjegur.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që policia gjeti pranë vendit të ngjarjes disa nga rrobat e tij si dhe një kartë identiteti.

“Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr.4, në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim, është gjetur i djegur plotësisht një shtetas. Shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull”, bën të ditur Policia Sarandë. /Panorama/

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbrëmje e shkëlqyer, gjithçka perfekte (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Mbrëmje e shkëlqyer, gjithçka perfekte (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

11/09/2026
I lumtur për golin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Triumfi me “manita” kënaq Kompany, çlirohet edhe Musila: I lumtur për golin (VIDEO)

11/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al