• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet arbitri i dhunuar në Këlcyrë: Policia nuk më ndihmoi, lejoi të më rrihnin (VIDEO)

11/12/2017
Flet arbitri i dhunuar në Këlcyrë: Policia nuk më ndihmoi, lejoi të më rrihnin (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës, ku u godit gjyqtari kryesor Alvi Paço, ka rikthyer edhe një herë pamjet e rënda në futbollin shqiptar. Një penallti e dhënë 8 minuta nga fundi për vendasit ka acaruar skuadrën mike, e cila ka goditur barbarisht gjyqtarin kryesor. Një ditë pas kësaj ngjarjeje të turpshme, gjyqtari Alvi Paço, në një rrëfim për Top Channel, tregon se ka qenë krejtësisht i vetëm në një situatë të pazakontë dhe se policia ka qenë inekzistente.
“Unë u shmanga nga futbollistët kur erdhën për të më goditur. Kam vrapuar rreth 500 metra dhe u afrova pranë policëve, por nuk më erdhi askush në ndihmë. U godit edhe anësori Albano Konomi. Policët rrinin e shikonin. U afruan pranë meje vetëm dy policë, por nuk më ndihmuan”, tregon arbitri i dhunuar.
Megjithatë, disa orë pas ngjarjes policia ka reaguar duke arrestuar 3 futbollistë të skuadrës së Këlcyrës: Entilion Kamberaj, Andi Huma dhe Meleq Xhakollari, persona të cilët kanë goditur gjyqtarët e ndeshjes.
Por, për këto arrestime kanë reaguar tifozët e Këlcyrës duke protestuar.
Kjo situatë e rëndë e ka çuar drejt konfuzionit gjyqtarin Paço përsa i përket të ardhmes, nisur edhe nga kërkesa e familjes për të hequr dorë nga arbitrimi.
“Ishin shumë të mërzitur dhe më thanë që ta lija arbitrimin, por unë këtë zanat kam dhe ky është pasioni im. Për momentin, nuk e di se çfarë do të bëj”, thotë Paço.

Related Posts

PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Zbardhen disa nga emrat e kandidatëve të PD për zgjedhjet lokale, Albert Malaj pritet të garojë për Tepelenën

23/11/2026
“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët
Kryesore

“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët

23/11/2026
Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren
Kryesore

Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren

23/11/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)
Kryesore

Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

22/11/2026
Kryesore

Erion Veliaj: S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës, njeriut që më internoi në Fier

22/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)

Zbardhen disa nga emrat e kandidatëve të PD për zgjedhjet lokale, Albert Malaj pritet të garojë për Tepelenën

23/11/2026
“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët

“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët

23/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al