• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

NBA/ Ndeshje e pabesueshme! Jokiç magjistar, shkruan histori për Krishtlindje

27/12/2025
NBA/ Ndeshje e pabesueshme! Jokiç magjistar, shkruan histori për Krishtlindje

Nikola Jokic u dhuroi tifozëve të basketbollit një spektakël të vërtetë për Krishtlindje, duke udhëhequr Denver Nuggets drejt një fitoreje dramatike pas kohës shtesë ndaj Minnesota Timberwolves, 142-138 në “Ball Arena”.

Ishte një nga ndeshjet më emocionuese të sezonit dhe një paraqitje që hyn drejtpërdrejt në historinë e NBA-së. Edhe pse të dobësuar nga mungesa e tre titullarëve, Cameron Johnson, Aaron Gordon dhe Christian Braun, Nuggets gjetën forcën te lideri i tyre absolut. Jokic dominoi parketin dhe zhvilloi një ndeshje antologjike: 56 pikë, 16 kërcime dhe 15 asistime, duke u bërë lojtari i parë në historinë e NBA-së që regjistron më shumë se 55 pikë, 15 kërcime dhe 15 asistime në një ndeshje të vetme.

Me këto 56 pikë, Jokic realizoi rezultatin e tretë më të mirë ndonjëherë në ndeshjet e Krishtlindjes, pas legjendarëve Bernard King (60 pikë) dhe Wilt Chamberlain (59). Por spektakli nuk mbaroi këtu: ylli serb vendosi edhe një rekord të ri të NBA-së me 18 pikë në kohën shtesë, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Stephen Curry-t, i cili në vitin 2016 kishte shënuar 17. Në momentet vendimtare, Jokic ishte i pagabueshëm: 3/3 nga loja në shtesë, përfshirë dy gjuajtje për tre pikë, si dhe 10/ 11 nga vija e gjuajtjeve të lira.

THRILLER NË DENVER Ndeshja ishte me emocione të forta. Nuggets humbën një epërsi prej 15 pikësh në çerekun e fundit, duke i lejuar Timberwolves të riktheheshin. Arkitekti i këtij rikthimi ishte Anthony Edwards, i cili me një treshe spektakolare në sekondën e fundit barazoi rezultatin në 126-126, duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Minnesota e nisi shtesën me një seri 9-0, por më pas në skenë doli sërish Jokic.

Gjatë momentit kyç të përmbysjes së Denverit, Edwards u ndëshkua me dy gabime teknike për protesta ndaj gjyqtarëve dhe u përjashtua nga loja, një goditje vendimtare për shpresat e Timberwolves. Edwards e mbylli ndeshjen me 44 pikë. Përveç Jokic, një kontribut të madh për Denverin dha edhe Jamal Murray me 35 pikë dhe 10 asistime, ndërsa Tim Hardaway Jr., i futur në formacionin fillestar, shtoi 19 pikë të rëndësishme.6


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues
Sport

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

26/02/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobitet klubi i Superiores

26/02/2026
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë ndaj Andorrës
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë ndaj Andorrës

26/02/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 26-të luhet të premten & të shtunën, nis me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana

26/02/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobitet klubi i Superiores

26/02/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Ngjeshje e kalendarit, javë vendimtare për Dinamon

26/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

26/02/2026
Kjo është banorja qe u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi!

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al