• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Egnatia do të  luajë sot në orën 19:00 kundër Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës.

Një përballje me peshë dhe rëndësi të veçantë, që vjen si një tjetër provë force për kampionët në fuqi të futbollit shqiptar. Edhe pse bëhet fjalë për një trofe që shpesh cilësohet si “moral”, në kampin rrogozhinas ai shihet si shumë më tepër sesa kaq. Vetë fakti që Egnatia synon të fitojë gjithçka të mundshme në futbollin shqiptar, e bën këtë finale një objektiv real dhe serioz për skuadrën e Edlir Tetovës.

Të gjitha kartat duken në rregull që rrogozhinasit ta shtojnë edhe këtë trofe në vitrinën e tyre, sidomos duke parë momentin pozitiv që po kalon skuadra. Egnatia vjen në këtë finale në formën e saj optimale, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo psikologjike. Mjafton të thuhet se bardhejeshilët mbërrijnë në këtë sfidë pas katër fitoresh radhazi në kampionat, një tregues i qartë i vazhdimësisë dhe stabilitetit që ka ndërtuar ekipi. Kjo seri rezultatesh pozitive nënkupton se ky 90- minutësh i gjen kampionët në momentin e tyre më të mirë, me vetëbesim të lartë dhe bindjen se mund ta dominojnë ndeshjen.

MANOVRAT – Tekniku Edlir Tetova po jep edhe direktivat e fundit për të tijtë, duke e fokusuar përgatitjen në disa aspekte kyçe të lojës. Në veçanti, vëmendje e shtuar po i kushtohet kujdesit në mbrojtje dhe moszhbalancimit gjatë fazave të lojës, elementë që mund të bëjnë diferencën në një finale. Paralelisht, një tjetër pikë e rëndësishme është qarkullimi i topit, me synimin që Egnatia të ruajë kontrollin dhe ritmin e lojës. Me pak fjalë, rrogozhinasit duan të jenë ata që do ta diktojnë lojën, duke mos i dhënë Dinamos hapësira apo mundësi për të shfaqur maksimumin e saj. Në fakt, prej kohësh dihet se Egnatia është një skuadër që pëlqen të kontrollojë lojën dhe të imponojë stilin e saj në fushë, pavarësisht kundërshtarit. Kështu pritet të ndodhë edhe në këtë finale, ku Tetova kërkon një skuadër të disiplinuar taktikisht, të qetë në ndërtim dhe të rrezikshme në momentet vendimtare.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati – Balkanweb.com – News24
Sport

Barça për notën 10-të, “thyen” me “poker” golash Galatasary, Flick: Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati

14/10/2026
Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
Nuk ka justifikime, të shohim përpara (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Gola, gafa dhe spektakël, Viking befason Bayern, “dopjeta” e Kane nuk mjafton: Nuk ka justifikime, të shohim përpara (VIDEO)

14/10/2026
Nuk ka justifikime, të shohim përpara (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ka justifikime, të shohim përpara (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
VIDEO/ Bayern “ngrin” në Norvegji, Viking i shënon dy  gola në pjesën e parë, barazim Inter dhe Barcelona
Sport

VIDEO/ Bayern dështon në Norvegji, Interi zhgënjyes, Barça nuk fal në Champions

13/10/2026
VIDEO/ Bayern “ngrin” në Norvegji, Viking i shënon dy  gola në pjesën e parë, barazim Inter dhe Barcelona
Sport

VIDEO/ Bayern “ngrin” në Norvegji, Viking i shënon dy gola në pjesën e parë, barazim Inter dhe Barcelona

13/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati – Balkanweb.com – News24

Barça për notën 10-të, “thyen” me “poker” golash Galatasary, Flick: Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati

14/10/2026
Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati – Balkanweb.com – News24

Nuk ishte e lehtë, më kënaq rezultati – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al