Një mjek në qytetin e Tepelenës është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Sipas policisë, mjeku me inicialet A.G., vjeç 66, banues në Tepelenë dyshohet se ka bërë “Mjekim të pakujdesshëm” ndaj një pacienti. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Prokuroria e Gjirokastrës pritet të zbardhë më shumë rreth ngjarjes.
©ArgjiroLajm.net









