Rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në lumin e Bënçës në Tepelenë. Bombat kanë dalë në bregun e lumit dhe janë pikasur nga banorë të zonës.
Menjëherë banorët kanë njoftuar shërbimet e policisë. Ndërkohë pritet që sot të mbërrijnë forcat e xheniere, të cilët do të bëjnë edhe asgjësimin e tyre. Policia ka rrethuar zonën deri në momentin e asgjësimit të tyre.









