• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmia për torturat e Sigurimit të Shtetit: Djali i Mehmet Shehut u mbajt 6 muaj në arkivol si i vdekur

08/01/2026
Dëshmia për torturat e Sigurimit të Shtetit: Djali i Mehmet Shehut u mbajt 6 muaj në arkivol si i vdekur

Top Story ka sjellë mbrëmë “Dosje dhe hije të spiunazhit”, rrëfime dhe pjesë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit për figura të rëndësishme publike në vend.

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar pjesë të një dëshmie të djalit të ish kryeministrit Mehmet Shehu, shkrimtarit Bashkim Shehu i cili u arrestua pas vetëvrasjes së të atit.

“Kam dëgjuar një rrëfim të një të burgosuri politik në Shqipëri, është djali i një udhëheqësi të madh shqiptar, është shkrimtar. E kanë mbajtur në arkivol 6 muaj, të shtrirë sikur ishte i vdekur Bashkim Shehun. Torturat më bizare që i ka bërë një Sigurim i Shtetit, ka qenë ai i Shqipërisë”, deklaroi Zeka.

Pas shpalljes zyrtare të Mehmet Shehut si “armik”, familja u trajtua automatikisht si armike e popullit. Bashkim Shehu, djali i tij, u arrestua në vitin 1982, pa prova konkrete, vetëm mbi bazën e biografisë.

Shehu ka dëshmuar se në birucat e Sigurimit ai është rrahur, është mbajtur me orë të tëra në këmbë, është lënë pa gjumë dhe pa ushqim të rregullt.

Torturat, sipas Bashkim Shehut, nuk ishin gjithmonë brutale, por të vazhdueshme dhe sistematike, për ta thyer gradualisht. Djali i Mehmet Shehut u dënua me burg të gjatë politik (rreth 10 vjet) dhe vuajti dënimin në burgje dhe kampe pune.

Related Posts

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan dashurohet pas Modric, gati rinovimi i kontratës – Balkanweb.com – News24

Luka Modriç qëndron në Milano, fantazisti kroat ndërpret para kohe pushimet, gati të firmosë rinovimin me “Djallin”

18/07/2026
Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al