• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Mafia e tokave’ në Lunxhëri, pas Flamur Golemit është Erion Braçe që zbulon më shumë: Një deputet fshihet pas shoqërisë ‘SHBB Mai’

14/12/2017
‘Mafia e tokave’ në Lunxhëri, pas Flamur Golemit është Erion Braçe që zbulon më shumë: Një deputet fshihet pas shoqërisë  ‘SHBB Mai’

Socialistët përdorën një interpelancë të kërkuar nga Erion Braçe për të nxjerrë në parlament dy kontrata të firmosura nga Edmond Panariti ish ministri i Bujqësisë, ku të afërm të Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge kishin përfituar tokë bujqësore dhe para nga shteti në Përmet. Braçe përmendi gjithashtu edhe tokat në zonën e Lunxhërisë, ku sipas tij shoqëria ‘SHBB Mai’ ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit përmes skemave të subvencioneve qeveritare. Braçe tha se kjo shoqëri është e një deputeti këtu në sallë, edhe pse ai nuk e përmendi emrin e tij. 

‘SHBB Mai’, me vetëm një person të punësuar, tha Erion Braçe, ka marrë nga Ministria e Bujqësisë qindra hektarë toka në Lunxhëri, të cilat i ka lënë djerë, por ndërkohë përfitonte subvencione nga shteti në mënyrë abuzive. Për ‘mafian e tokave’ të Lunxhërisë ka folur në Kuvend të paktën në dy raste të tjera edhe deputeti socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi. Ndonëse ai s’ka përmendur emra, është shprehur se pas kësaj afere qëndrojnë njerëz të veshur me pushtet.

Braçe shkoi edhe më tej kur tha se pas shoqërisë ‘SHBB Mai’ fshihet një deputet këtu në sallë. Por cili është ky deputet i LSI-së, që fshihet pas ‘mafias së tokave’ në Lunxhëri? A është deputet i Gjirokastrës? Nëse është kështu, i bie që pas shoqërisë ‘SHBB Mai’ fshihet Vangjel Tavo.  Sidoqoftë LSI nuk mori përsipër të flasë përballë këtyre akuzave të forta ndaj ish-ministrit, Edmond Panariti. Asnjë prej deputetëve të saj nuk doli t’i kundërvihej Erion Braçes.

©ArgjiroLajm.net

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)
Kryesore

Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

22/11/2026
Kryesore

Erion Veliaj: S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës, njeriut që më internoi në Fier

22/11/2026
E rëndë në Libohovë/ 40-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet pas 2 orësh negociatash me policinë
Kryesore

E rëndë në Libohovë/ 40-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet pas 2 orësh negociatash me policinë

22/11/2026
Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIFA-s cakton vendet organizatore të Botërorit të Vajzave 2031 dhe 2035

Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIFA-s cakton vendet organizatore të Botërorit të Vajzave 2031 dhe 2035

23/11/2026
Tyson Fury hap zemrën në dokumentarin e Netflix-it, flet për betejën më skizofreninë

Tyson Fury hap zemrën në dokumentarin e Netflix-it, flet për betejën më skizofreninë

23/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al