• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

Nga Adrian Thano

“… unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, si popull! …. Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet… Të hedhësh një shishe plastike apo një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM“

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Kur një kryeministër flet për “harbutëri ekstreme” të një populli të tërë, ai ose nuk e kupton peshën e fjalës, ose po e zhvendos qëllimisht fajin te viktima.

Asnjë popull nuk është harbut. Populli edukohet dhe orientohet. Ose lihet në kaos nga shteti.

Kjo nuk do të thotë që shteti të kontrollojë çdo sjellje private. As të zëvendësojë ndërgjegjen individuale. Por shteti krijon rregullat e lojës, shembullin, pasojat.

Lexova një reagim diku, sipas të cilit ka ikur koha e shtetit që edukon. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse ka ikur ndonjë kohë, ka ikur koha e shtetit që flet shumë.

Edhe në shoqëritë më liberale, shteti nuk është tërhequr nga edukimi qytetar, veçanërisht nga mbrojtja e mjedisit. Por ky edukim nuk bëhet me aksione, fushata, “masa të reja” kur e keqja ka ndodhur. As me burg për popullin e qindarkave, por jo për elitën e miliardave.

Edukimi është strategjik, është afatgjatë. Është investim serioz në sistemin arsimor, në formimin qytetar. Patjetër, edhe në atdhedashurinë që e përmendi papritur në të njëjtin fjalim, kryeministri ynë kozmopolit.

Stadiumet bizhu, betoni i luksit, sheshet fasadë, apo gratacielat mund të prisnin ca.

Edukimi kërkon edhe bashki që punojnë çdo ditë, jo për fotografi e video. Kërkon polici që nuk e ka mendjen nga sabahu në darkë vetëm te gjobat. Por në mënyrë të veçantë kërkon shembullin moral të atyre që drejtojnë.

Shkurt, përgjegjësia individuale ekziston. Por ajo lulëzon vetëm aty ku shteti bën punën e vet.

Shkaku kryesor i katastrofave që përsëriten nuk është shishja e rrokullisur në ujë. Është korrupsioni në veprat publike, rrugë, kanale, projekte hidrike.

Kur tenderët shkojnë për miq apo për klientë, mos prit punë cilësore. Flasim për “krimin” e atyre që flakin plastikat. Krimi më i madh është bërë me firmë dhe vulë në zyrat e shtetit.

Ndaj nuk ka asnjë “fuqi të errësirës në tru”. Ka dështim të qeverisjes. Nëse ky popull është harbut, kush e ka drejtuar këtë “harbutëri” për gati një dekadë e gjysëm?

Edhe sikur ky të ishte populli më i keq në botë, nuk është as fisnike, as e drejtë, as e pranueshme të flasësh me përbuzje për ata që ke pasur për detyrë t’i mbrosh dhe t’i udhëheqësh. Nuk mund të jesh kryeministër i shumicës dhe njëkohësisht gjykatësi moral i saj.

Ashtu siç fryhesh më keq se lumenjtë, për arritjet, ashtu duhet ta marrësh mbi vete edhe barrën e dështimeve.

Vëreni se si Berishës ia ka fajin populli pse nuk kthehet dot në qeverisje. Ramës ia paska fajin populli pse përmbytet vendi. Kur pushteti nuk merret dot me votë, populli “nuk kupton”. Kur pushteti dështon në qeverisje, populli “është harbut”.

Çfarë varfërie dhe mjerimi moral! Çfarë falimenti intelektual!

Sa e rëndë bëhet kjo, kur vjen nga dy njerëz, të cilëve ky popull u ka dhënë gjithçka. Pushtet të pakufizuar, pasuri, besim, vite të tëra qeverisje. Në këmbim merr gishtin drejt tij.

Një udhëheqës i vërtetë e mbron popullin edhe nëse ai gabon. Nuk e përdor si alibi për dështimet e veta. Nëse e bën, thjesht është duke pranuar publikisht se nuk është më i denjë ta udhëheqë./Gazeta DITA

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al