• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

12/01/2026
Fryhet Vjosa dhe Drino, jugu kërcënohet nga përmbytjet. Çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) informoi se sot mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë ditën e djeshme, pritet që sot të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, lumi Vjosa. Lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Gjithashtu priten reshje dëbore në zonat në veri, lindje dhe juglindje në territorit. Reshjet e dëborës do të pasohen nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 600 m mbi nivelin e detit në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në bregdet: 9/10 °C; në vendet e ulëta: 8/9 °C dhe në vendet malore: -2/0 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Related Posts

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026
Është marrë vendimi tashmë…
Kryesore

Është marrë vendimi tashmë…

18/07/2026
Dinamika e atentatit në Sarandë: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit
Kryesore

Dinamika e atentatit në Sarandë: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

18/07/2026
Atentati në Sarandë, kush është Thimjo Rubati, me precedentë të mëparshëm penalë
Kryesore

Atentati në Sarandë, kush është Thimjo Rubati, me precedentë të mëparshëm penalë

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al