• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Treni i çuditshëm në vitet 1920, si dështoi me koncensionin deputeti nga Gjirokastra

15/12/2017
Treni i çuditshëm në vitet 1920, si dështoi me koncensionin deputeti nga Gjirokastra

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtritë austro-hungareze e ato italiane që qëndruan në Shqipëri ndërtuan linja hekurudhore. Në përfundim të luftës, një pjesë e materialeve të këtyre ushtrive do të mbetej në Shqipëri. E në listën e sendeve të mbetura do të ishin edhe disa vagonë e shinat e dekovilëve. Një nga linjat që kishte mbetur ishte ajo Durrës-Kavajë-Rrogozhinë-Lushnje-Berat.

Në vitin 1920, kjo linjë u rivendos në funksionim, por në mungesë të një lokomotive do të përdorej mushka ose kali për tërheqjen e vagonëve. Fillimisht do të ishin misionarët amerikanë të Kryqit të Kuq që do të jepnin këtë ide për që i jepte zgjidhje (sadopak) çështjes së transportit në Shqipërinë e atyre viteve. Këta të fundit do ta emërtonin “Express-i Tiranë-Durrës” këtë mjet transporti të sajuar. E në fakt, nga kjo veprimtari do të përfitonte edhe arka e shtetit.

Bileta e “trenit” që tërhiqej me kalë ose mushkë ishte 2 franga ari për çdo person ndërsa për 1 kuintal plaçka paguhej një tarifë prej 1 frangë ari. Në vitin 1923 do të bëhej përpjekje për ta dhënë me koncesion këtë linjë transporti e fitues i koncesionit do të ishte një ish deputet, Mustafa Maksudi nga Gjirokastra.

Me 5 prill të vitit 1923 do të merrte fuqi ligjore kontrata, sipas së cilës koncesionari do të manaxhonte këtë linjë transporti për 15 vite, me kushtin që brenda 5 viteve të sillej një lokomotivë për tërheqjen e vagonëve e të hiqej përdorimi i kafshëve. Materialet për mirëmbajtjen e linjës përjashtoheshin nga taksat doganore. Koncesionari kishte detyrimin që t’i paguante shtetit një përqindje nga fitimet. Tarifa e transportit parashikohej të rinegociohej pas 6 muajve me marrëveshje me koncesionarin.

Koncesionari do të niste punën sipas këtyre dispozitave megjithatë do të rezultonte se nuk do t’i përmbahej kushteve të kontratës. Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis” shkruan se “i janë kërkuar llogaritë për veprimet përkatëse dhe jo vetëm këto, por as nuk është gjetur as vetë sipërmarrësi”.

Në këto kushte, qeveria do të anulonte kontratën koncesionare e do të rihapte tenderin për dhënien me koncesion në shtator të vitit 1924 dhe në mars të vitit 1925 pa arritur të ketë asnjë ofertues. Në këtë mënyrë, administrimi i kësaj linje do t’i mbetej sërish administratës shtetërore të vendit që për transportin do të përdorte tarifat e mëparshme.

Administrimi shtetëror i kësaj mënyrë transporti do të vijonte edhe për pak kohë kur me vendosjen e stabilitetit, nisjen e ndërtimit të rrugëve e futjes automjeteve apo avionëve të vegjël, situata e transportit do të shënonte një përmirësim duke e zhdukur nevojën e përdorimit të këtij dekovili të çuditshëm që mishëronte dy anë të kundërta të zhvillimit të një vendi. 

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ United e nis me poker Championsin, Bayern me 5 “yje”,  fiton edhe Como

VIDEO/ United e nis me poker Championsin, Bayern me 5 “yje”, fiton edhe Como

11/09/2026
VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al