Banesa e një 48-vjeçari nga Saranda është vjedhur nga persona të panjohur. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen nr.4 të qytetit. Policia thotë se ne banesën e shtetasit A.A janë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, pa dhënë detaje të tjera për vlerën e tyre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.









