• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet ‘doktori’ nga Gjirokastra: Për festat e fundvitit kam një dhuratë për qytetin tim…

15/12/2017
Rrëfehet ‘doktori’ nga Gjirokastra: Për festat e fundvitit kam një dhuratë për qytetin tim…

Nuk është hera e parë që aktori i spektaklit “Portokalli”, Erdit Asllanaj, kthehet në qytetin e lindjes Gjirokastër, kësaj here me “One man show”-n me titull “Shpellari”, që po përgatitet ta vërë në skenë para Vitit të Ri. Ndërkohë, e shohim të dielave në rolin e Doktorit të spektaklit të humorit, në dialog të veçantë me moderatorin Salsano Rrapi. Për rivalitetin e batutave me Doktorin e Kuvendit, perfeksionimin e rolit duke hyrë në botëkuptimin e komunitetit të mjekëve shqiptarë, dhe çfarë di ai për drogën, i rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama”:

Të shohim si doktori i “Portokallisë” çdo të dielë në bisedat ngacmuese me Salsano Rrapin. Si i realizon dialogët, pra shkon dhe bën praktikë në pavione spitalesh?

Po të arrij të bëj dhe praktikë në spital, realisht do të filloj punë doktor. Se disa libra mjekësie kam lexuar e po i lexoj.

Nëse do të ishe një nga mjekët e Urgjencës pranë QSUT-së, që u rikthyen në punë pas dorëheqjes së tyre në grup, çfarë mendon se do të humbje apo do të fitoje me largimin nga puna?

Nuk jam shumë në dijeni të kësaj dorëheqjeje, po shpresoj të jetë një tentativë për rikthimin e dinjitetit të bluzave të bardha.

Nga humori që sjell në ekran i vë aq shumë në lojë mjekët, sa besimi për ta zbret në zero. Si lindi ideja për një karakter të tillë, dhe si reagojnë mjekët kur të rastis të bësh një vizitë?

Qëllimi ynë i parë është të bëjmë humor, jo të “lartë- sojmë” , pra të vëmë në dukje domethënë nivelin zero. Unë i respektoj bluzat e bardha, që nuk janë si Doktori im.

Në lidhje me karakteret e tjera, cilët janë ata personazhe të spektaklit që të bëjnë vërtet për të qeshur?

Personazhet politike, për shembull me Edi Ramën që bën Florian Binaj, unë qesh shumë.

Jeta jote artistike është mes teatrit, filmit dhe “Portokallisë”. Ku ndihesh 100 për qind në skenën e duhur?

Asnjëra nuk e përjashton tjetrën. Kudo që të jem, film, teatër apo “Portokalli”, unë jap 100% dhe ndihem 100% në vendin e duhur. Për momentin ndihem 110% në spektaklin “Portokalli.

Për ty, në kohët që jetojmë njerëzit kanë më shumë nevojë për doktor zemre apo doktorë mendjeje?

Mendjeje, mendjeje. Bëni një studim të thjeshtë, kthejeni kokën nga rruga dhe do të shikoni që një në dy persona flet me vete.

Një doktor në “Portokalli” dhe një doktor në Kuvend. Zëri i kujt dëgjohet më shumë, dhe çfarë ju ndan apo ju bashkon si karaktere sa i takon sensit të humorit?

Pyetje e vështirë. Mendoj se zëri na dëgjohet njësoj dhe po njësoj nuk na marrin seriozisht. Unë e respektoj sepse jam rritur me humorin e tij që i vogël, dhe ka qenë një nga shembujt e mi në fushën e humorit.

Nëse do të ishe doktor grash, nga do ta nisje vizitën?

Sipas rastit. Më thoni çfarë keni, t’u them nga t’ia nis.

Për ty si “mjek”, droga të bën mirë apo të bën keq, pra lumë ata që e marrin e mjerë ata s’e marrin, apo e kundërta?

Edhe shkencat ekzakte janë në dilemë nëse të bën mirë apo keq, po unë them se të bën jo mirë. E thënë ndryshe, të bën keq. Më saktë merruni me sport të shijoni jetën!

Meqë jemi në prag të festave, ti si do t’i presësh, në punë apo me pushime?

Unë në fund të dhjetorit do të vij për publikun me një “One man show”. Dëshira imë është që për festat e fundvitit t’i bëj një dhuratë qytetit tim, Gjirokastrës. Dua t’i dhuroj një mbrëmje spektakli nëpërmjet një “One man show” me titull “Shpellari”. Jam duke punuar dhe në fund të muajit dhjetor do të jem në Gjirokastër për një mbrëmje spektakolare.

Duke u nisur nga shprehja s’të dhemb koka për asgjë në rastet kur ke pasurinë dhe gjithçka. Ty për çfarë të dhemb koka?

Nuk më dhemb koka për asgjë, sepse një ditë e di që do t’i arrij të gjitha. Amin!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al