Sërish probleme nga mot i keq me reshje intensive shiu në Gjirokastër. Sot paradite ka rrëshqitur një masiv i konsiderueshëm dheu pranë Urës së Nanxës. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se rrezikohet të shemben disa shtëpi, ndërsa për momentin askush nga autoritetet shtetërore s’ka shkuar për të parë nga afër situatën. Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes.
©ArgjiroLajm.net










