POLICIA E SHTETIT
Gjirokastër – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Berat.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur edhe një sasi fishekësh për armë gjahu.
Lënda narkotike dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.









