• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar!

04/02/2026
Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar!

Roja Civile e Spanjës, (Guardia Civil), ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptarë që grabisnin biznese dhe shtëpi në disa rajone të vendit iberik, me dëm mijëra euro.

Katër persona u arrestuan dhe u sekuestruan qindra sende me vlerë si ora luksoze, bizhu, para dhe 14 kg drogë e llojit marihuanë (foto kryesore).

Organizata kishte një metodë të caktuar operacional “modus operandi”, me role dhe taktikë të planifikuar para sulmeve, ndërsa një pjesë të mirë të mallit të vjedhur, kryesisht bizhuteri ari dhe para, i shkëmbenin me lëndë narkotike, që më pas e shpërndanin dhe siguronin fitime më të mëdha.

Goditjet janë kryer gjatë operacionit të koduar “Viporto” dhe u zhvillua në La Coruna, Vilaboa, Pontevedra, Vigo dhe rajone të tjera.

Autoritetet thanë se shqiptarët kishin role të ndara, ku një prej tyre bënte transportin me makinë. I linte shokët disa km larg nga zona e banuar dhe pastaj të tjerët në këmbë studionin bizneset dhe kryesisht banesat që kishin ndonjë derë apo dritare të hapur dhe të cenueshme.

Ata ishin të kujdesshëm, pasi nuk synonin banesat që kishin sistem të fortë sigurie apo kamera.

Gjatë hetimeve që zgjatën disa muaj, llogaritet se grupi ka kryer dhjetëra bastisje, më të fundit gjatë muajit janar, informon media spanjolle “FarodeVigo”.

U sekuestruan ora luksoze, bizhuteri, para, telefona, karta SIM, dhe 14 kg marihuanë që shërbente si mall shkëmbimi për materialet e grabitura.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë”

11/11/2026
Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al