• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Votoni për Personazhin i Vitit 2017 në Gjirokastër (Lista me 10 emra)

17/12/2017
Votoni për Personazhin i Vitit 2017 në Gjirokastër (Lista me 10 emra)

ArgjiroLajm.net publikon sot një sondazh, në të cilin mund të votojnë të gjithë lexuesit tanë për të zgjedhur Personazhin e Vitit 2017 në Gjirokastër. Natyrisht që kjo është një përpjekje modeste, e cila zë fill në një traditë të krijuar prej vitesh nga media të tjera kombëtare në Shqipëri dhe sigurisht mediat në mbarë botën.

[totalpoll id=”25275″]

Besojmë se në këtë mënyrë mund t’i japim edhe njëherë ndoshta pak më shumë vëmendje atyre njerëzve që kanë ndikuar në qytet, kanë dhënë për të apo kanë përfituar prej tij përgjatë vitit 2017.

Ne kemi menduar një listë prej 10 emrash, për të cilët do duhet që deri më datë 30 Dhjetor, ora 20:00 ju të votoni për të zgjedhur Personazhin e Vitit në Gjirokastër. Më poshtë lista me emra dhe një shpjegim i shkurtër për çfarë ata përfaqësojnë, si dhe përse janë përzgjedhur të jenë në këtë listë.

  1. Zamira Rami— Është qytetarja e parë e Bashkisë Gjirokastër. Njeriu që e ndikon shumë jetën e qytetit. Ndonëse del përditë në ekranet e mediave lokale, gjatë vitit 2017 i kurseu publikut shkarkime të vartësve të saj para kamerave, siç veproi para një viti me Dasho Qelin. Ka inaguruar disa investime publike në Gjirokastër, por pushteti në bashki nuk i dha sukses LSI-së në 25 qershor. Ish-bashkëpunëtorë të saj e gjejnë fajin për dështimin e LSI-së në Gjirokastër edhe tek ajo vetë. Sidoqoftë Zamira Rami vazhdon të konsumojë ditë nga mandati i saj, pa qenë e qartë përfundimisht se çfarë do të bëjë në 2019.
  2. Erdit Asllanaj— Në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë e njohin si ‘Drejtori i Portokallisë’. Angazhimi në skenën e spektaklit më të madh të humorit në vend, nuk e ka larguar nga qyteti. Përkundrazi, ai është prezent në Gjirokastër edhe në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’ me shfaqje të tjera. E fundit është ‘Shpellari’, një ‘One man Show’ që Endriti do të interpretojë në këto ditë festash për publikun gjirokastrit.
  3. Roland Bejko— Kryetari i PD-së në Gjirokastër hyn në atë takëm njerëzish që nuk dorëzohet, ndonëse partia që drejton regjistroi një tjetër humbje në Gjirokastër. Ai vetë nuk arriti dot të zgjidhej deputet për të tretën herë që ishte në lista si kandidat. Kurajon për të marrë drejtimin e një dege të PD-së në kohët kur kjo parti është në pikën e saj më kritike, ndoshta nuk do ta kishin të gjithë, aq më tepër pastaj në një qytet si Gjirokastra, e cila konsiderohet si bastion i të majtës.
  4. Dejvi Bregu— Futbollisti nga Vlora që luan me ekipin e Luftëtarit ka fituar simpatinë e të gjithë tifozerisë në Gjirokastër. Me lojën dhe golat e tij në shumë ndeshje ka qenë përcaktues në suksesin e Luftëtarit. Bregu është nga ana tjetër edhe futbollisti më i shtrenjtë i Luftëtarit. Në merkato është folur shpesh për transferimin e tij nga Gjirokastra në një ekip tjetër, duke paguar më parë 100 deri në 200 mijë euro në arkën e Luftëtarit.
  5. Brikena Metaj— Gazetarja e televizionit më të madh informativ në vend, News 24, ka realizuar dhjetra kronika e reportazhe nga jeta në Gjirokastër dhe zonat përreth. Ka qëmtuar me kujdes plot histori të njerëzve në nevojë, të cilët rrëfenin përkujdesjen e munguar të shtetit dhe shoqërisë në tërësi, si dhe apelonin për ndihmë. Thënë këto, Brikena Metaj u ka dhënë zë njerëzve të zakonshëm në lagjet dhe fshatrat e Gjirokastrës, ndonëse kjo nuk është shumë komode për gazetarët nëpër rrethe, të cilët në shumicën e rasteve janë të keqpaguar dhe sigurisht më të pambrojtur ndaj presionit të ofiqarëve të pushtetit të radhës, qoftë ai lokal apo qëndror.
  6. Flamur Golemi— Doktori për të cilin mund të thuhet se ka lindur me këmishë. Kushdo do të uronte të kishte një ngjitje në karrierë kaq të shpejtë sa ai. Në vitin 2013, u emërua në krye të Drejtorisë së Shëndetit Publik. Tre vite më vonë, mes hezitimeve për shkak të kulisave dhe përplasjes me Koço Kokëdhimën, Flamur Golemi merr drejtimin e PS-së në Gjirokastër në vitin 2016. Një vit më vonë zyrtarizohet i treti në listën e kandidatëve të PS-së dhe ia doli të zgjidhej deputet atëhere kur pak kush e mendonte. Përqëndroi fushatën kundër Vangjel Tavos, të cilit i referohej si ‘deputeti me numër telefoni’ duke rrëzuar përfundimisht mitin e deputetit të LSI-së në Gjirokastër. Sot është i vetmi deputet i qarkut që vazhdon të jetojë në Gjirokastër.
  7. Shkëlqim Guçe– Drejton Parkun Arkeologjik Antigone-Adrianopol, një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Luginën e Drinos, që vizitohet nga mijëra turistë çdo vit. Dallon nga njerëz të tjerë që punojnë për kulturën dhe turizmin në Gjirokastër sepse i ka dhënë një tjetër dimension promovimit të qytetit antik, përmes një serie aktivitetesh të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. S’ka asgjë të përbashkët mes Guçes dhe drejtuesve të tjerë që shpesh e shohin pushtetin si ‘fron’ për të ushtruar autoritet apo thjesht për të përfituar. Është gjithashtu një nga zërat konstruktivë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, Këshillin e Qarkut, si dhe kryetar i Komitetit të Veteranëve të Rrethit Gjirokastër.
  8. Pëllumb Puci—Piktori gjirokastrit është rikthyer prej disa vitesh në Gjirokastër për të dhënë kontributin e vet në shkollën artistike të qytetit. Pak kohë më parë ai çeli ekpozitën personale në Galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, një përfaqësim dinjitoz jo vetëm i artit gjirokastrit, por edhe i zonave më piktoreske të qytetit të gurtë, që është edhe kryefjala e krijimtarisë së tij artistike.
  9. Muhedin Makri— Për dekada të tëra dalta e tij ka gdhendur në gur me mijëra figura, portrete e personazhe. Talentin e vet dhe dashurinë për punën e artin ai e ka përcjellë jo vetëm te fëmijët, por edhe te nipërit e tij. Muhedin Makri është personifikimi më i mirë i ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore. Foto të tij teksa punon në Pazarin e Gjirokastrës i shikon gjithandej nëpër guida turistike, blogje apo rrjetet sociale.
  10. Cristin Linger— Një 29-vjeçare holandeze, e cila ka lënë vendin e saj për t’u vendosur në Gjirokastër. Kursimet i investoi në një shtëpi karakteristike, të cilën e pasi e bleu e ka shndërruar në një bujtinë mjaft të frekuentuar nga turistët. Duket një vendim i guximshëm, nëse e vendos përballë një realiteti tjetër të dhimbshëm. Të rinjtë e Gjirokastrës duan të largohen nga qyteti sepse nuk shohin perspektivë, ndërkohë ka të rinj të tjerë si Cristin Linger që lënë Holandën për të jetuar dhe punuar këtu.

Shënim: Pyetja e sondazhit do të shfaqet në fund të cdo artikulli që ne publikojmë deri më datë 30 dhjetor, ora 20:00, si dhe në homepage të faqes tonë. Por për ta patur më të lehtë ju mund të hyni direkt te www.ArgjiroLajm.net   dhe të votoni, ose klikoni direkt këtu.

© ArgjiroLajm.net

 

 

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Publikohet shortlist-i i filmave për Oscar 2026, ja kategoritë dhe surprizat

Publikohet shortlist-i i filmave për Oscar 2026, ja kategoritë dhe surprizat

18/12/2025
Dramë në Ekuador, bandat nuk kursejnë as futbollistët, ekzekutohet Mario Pineida

Dramë në Ekuador, bandat nuk kursejnë as futbollistët, ekzekutohet Mario Pineida

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al