POLICIA E SHTETIT
Këlcyrë – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pas një ngjarjeje të ndodhur në qytetin e Këlcyrës, ku një 13-vjeçare është dëmtuar aksidentalisht me një send të fortë nga një bashkëmoshatar.
Sipas njoftimit zyrtar, e mitura ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme ligjore për vlerësimin e rastit.
Policia vijon ndjekjen e rasteve që lidhen me sigurinë e të miturve, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.








