Katër punonjës policie kanë mbetur të plagosur nga protesta e opozitës para godinës së Kuvendit.
Efektivët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.
“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 8 punonjës policie”-njofton policia.









