• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Festë dhe protestë në Kosovë, mijëra njerëz në shesh kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së

17/02/2026
Festë dhe protestë në Kosovë, mijëra njerëz në shesh kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së

Ky 18-vjetor i shpalljes së Pavarësisë, e gjeti Kosovën si rrallë herë mes festës dhe protestës, ndërsa 4 ish-krerët e UÇK-së po presin dënimin nga Gjykata e Hagës. Në Kuvendin e Kosovës u mbajt një ceremoni solemne që mblodhi krerët e shtetit dhe politikës, mes tyre edhe Presidentin Bajram Begaj, por pak orë më vonë sheshi “Skëndërbeu” u mbush me mijëra shqiptarë nga të gjithë trevat, me flamujt e Kosovës, Shqipërisë, UÇK-së dhe thirrjet “drejtësi, jo politikë” për çlirimtarët.

Prishtina dhuroi pamje madhështore. Numri i pjesëmarrësve në protestë raportohet të ishte rreth 250 mijë. Tubimi bashkoi politikën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Për herë të parë u shfaq edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila u pa krah kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

18 vite më parë, Hashim Thaçi shkroi historinë duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur. Por, sot në shesh, drejtësi për të atin kërkonte i biri, Endriti. Krah tij edhe personazhe të botës së showbizit.

Ish-luftëtarët e UÇK-së e quajnë krim për së dyti, kërkesën e Hagës për të dënuar me nga 45 vite burg 4 liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Në podium, ata bënë thirrje për drejtësi, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se sakrifica për liri nuk mund të barazohet me faj.

“Kam parë familje të poshtëruara, nëna që qanin fshehurazi, studentë të përndjekur vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë baballarë të përulur dhe nëna që qanin fshehurazi që fëmijët të mos ua shihnin lotin Kam parë gra që i përcillnin bijtë në luftë me zemra të copëtuara por me kokën lartë”, tha Ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi.

“Sakrifica e UÇK-së, nuk i përket vetëm një familjeje, i përket të gjithë kombit. Prandaj 17 shkurti nuk është vetëm festë, është betim që nuk e harrojmë sakrificën, betim që nuk lejojmë të përbalten luftëtarët tanë. Betim që nuk e ulim kokën para padrejtësisë. Nuk do të lejojmë që sakrifica të barazohet me faj”, tha Lirim Haziri, i biri i Xhavit Hazirit, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 1998.

“Ne nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse kush lufton për liri nuk i frikësohet të vërtetës. Ne kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi të paanshme. UÇK-ja nuk ishte organizim për mbijetesë, për mburojë për fëmijët, gratë e pleqtë. Ishte përgjigja e një populli që po zhdukej”, tha ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamer Ibrahimi.

Vetë Vjosa Osmani nuk u ngjit në podium për të mbajtur një fjalim, por mesazhin e saj e përcolli përmes një gruaje që i mbijetoi dhunës seksuale.

“18-vjetori i Pavarësisë, është një ditë krenarie për të gjithë ne dhe një përkujtim për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë. Ajo nuk erdhi vetvetiu, ajo u flijua në gjak, sakrificë që qëndron në shekuj. Kam nderin që të flas si e dërguar speciale nga presidentja Vjosa Osmani si e mbijetuar seksuale që zëri i viktimave po dëgjohet anembanë botës”, tha e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në protestë, ndërsa as drejtuesit e kupolës së PD-së nuk iu bashkuan tubimit.

“I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkroi kryeministri Rama ndërsa uroi Kosovën për shpalljen e Pavarësisë.

Related Posts

Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
Berisha: Isha përgatitur për prangosjen e dhëndrit, por ai dhe Gita i bënë lekët si pedagogë
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, Berisha: Erdhi me pushime dhe kthehet me arkivol. Akt makabër!

18/08/2026
Bashkia Vlorë kërkon 5 video për turizmin, hap tender 1.5 milionë lekë
Lajme

Bashkia Vlorë kërkon 5 video për turizmin, hap tender 1.5 milionë lekë

18/08/2026
Dalin emrat, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil
Kryesore

Dalin emrat, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil

18/08/2026
“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit
Kryesore

Vrasja e turistit në Ksamil, 4 të arrestuar nga Gjirokastra, mes tyre punonjës i policisë bashkiake dhe i kufirit

18/08/2026
Vrasja e turistit në Ksamil, ndalohet një oficer policie i Gjirokastrës, punonte si roje sigurie në lokal
Kryesore

Lajmi fundit/ 11 të arrestuar, 2 në kërkim për vrasjen e turistit në Ksamil

18/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Këtë herë është më speciale”, prezantohet Mourinho, “Speciali” thumbon Rodrin dhe përkëdhel Mbappe – Balkanweb.com – News24

“Këtë herë është më speciale”, prezantohet Mourinho, “Speciali” thumbon Rodrin dhe përkëdhel Mbappe

19/08/2026
Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze – Balkanweb.com – News24

Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al