• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fitorja e dytë radhazi, Teuta tani ka qëllim “Final 4”

24/02/2026
Teuta drejt Vlorës për fitore, besim dhe rikthime në grup

Skuadra durrsake po ndërton jo vetëm mbi eksperiencën, por edhe mbi energjinë dhe talentin e brezit të ri që po troket me forcë në dyert e ekipit të parë. Në qendër të vëmendjes ishin dy lojtarë të akademisë, Grei Kuqi dhe Serxho Huna, të dy të datëlindjes 2008, të cilët prej disa javësh po spikasin me paraqitjet e tyre.teutaNdeshje pas ndeshjeje, ata po fitojnë besimin e stafit teknik dhe po tregojnë personalitet në fushën e lojës. Kuqi ishte protagonist në sfidën e fundit, duke u bërë iniciatori i momentit vendimtar. Me një aksion individual mjaft cilësor, ku shmangu tre kundërshtarë me lëvizje të shpejta dhe inteligjente, ai arriti të fitojë penalltinë që vulosi fitoren e Teutës. Një veprim që dëshmon qartë potencialin dhe guximin e tij në momente kyçe. Ndërkohë, Huna po bie në sy për pjekurinë dhe sigurinë që transmeton në lojë. Pavarësisht moshës së re, ai po tregon qetësi, disiplinë taktike dhe vendosmëri, cilësi që e bëjnë një element me shumë perspektivë për të ardhmen. Teuta e këtij sezoni duket se ka gjetur balancën mes eksperiencës dhe rinisë. Pas konfirmimit të Arifit si një element i rëndësishëm i skuadrës, edhe Kuqi e Huna janë në rrugën e duhur për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit.

RIKTHIMI — Teuta është rikthyer fuqishëm në garë. Durrsakët morën një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Tiranës, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në Kategoria Superiore dhe duke rihapur plotësisht objektivin “Final Four”. Tre pikë me peshë të madhe për “Djemtë e Detit”, që vijnë në momentin më delikat të sezonit. Skuadra ka përfituar maksimalisht edhe nga hapat fals të rivalëve direktë, duke ngushtuar diferencën me zonën e katërshes së parë. Aktualisht, Dinamo kryeson grupin e skuadrave që luftojnë për vendin e katërt me 36 pikë, po aq sa Partizani, ndërsa Teuta ndodhet vetëm tri pikë larg. Një diferencë minimale që mban të hapur çdo skenar për javët e mbetura. Në Durrës tashmë besojnë. Ritmi është rikthyer, rezultatet po vijnë dhe objektivi “Final Four” nuk duket më një ëndërr e largët, por një synim real për një skuadër që ka gjetur stabilitetin në momentin e duhur.

PUSHIMI – Teuta do të ketë 24 orë pushim pas fitores së rëndësishme në kampionat, për t’u rikthyer më pas menjëherë në punë. Stafi teknik ka vendosur t’i japë skuadrës një ditë çlodhje, përpara se të nisë përgatitjet për sfidën e radhës. Nga e marta starton zyrtarisht “misioni” ndaj Flamurtarit, një përballje që pritet të jetë vendimtare në garën për objektivat e sezonit. Në kampin durrsak ka optimizëm, por edhe përqendrim maksimal, pasi çdo ndeshje në këtë fazë të kampionatit ka peshë të madhe. Teuta synon të vijojë serinë pozitive dhe të mbajë të ndezur ëndrrën për “Final Four”, ndërsa java që vjen pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për ambiciet e “Djemve të Detit”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Bayern vendos ekuilibrat ndaj Real Madrid, katër gola në Champions, show në Gjermani
Sport

VIDEO/ Bayern vendos ekuilibrat ndaj Real Madrid, katër gola në Champions, show në Gjermani

15/04/2026
Partizani, Gega ka dy rreshtime fituese. Ja alternativat e “Demave” para Europës
Sport

Pesë ndeshje sa një sezon, bilanci flet për “Demat” e Partizanit

15/04/2026
Trabzonspor “kryqëzon gishtat”, Muçi “ndez motorët”, rikthehet në stërvitje
Sport

Merr fund makthi për Muçin, Trabzonspori mund ta llogarisë për të ardhmen

15/04/2026
Trabzonspor “kryqëzon gishtat”, Muçi “ndez motorët”, rikthehet në stërvitje
Sport

Merr fund makthi për Muçin, Trabzonspori mund ta llogarisë për të ardhmen

15/04/2026
Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur
Sport

“Nëndetësja” e Ilir Dajës krijon, por ka probleme me shënjestrën

15/04/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

Mbushet infermieria, Vllaznia në krizë para sprintit final

15/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edisa publikon bisedat private me motrën e Mateos: Sorrat si puna jote

Edisa publikon bisedat private me motrën e Mateos: Sorrat si puna jote

15/04/2026
VIDEO/ Bayern vendos ekuilibrat ndaj Real Madrid, katër gola në Champions, show në Gjermani

VIDEO/ Bayern vendos ekuilibrat ndaj Real Madrid, katër gola në Champions, show në Gjermani

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al