• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Janari nis keq, bie për herë të parë numri i turistëve në Shqipëri

26/02/2026
Humbjet nga kursi i këmbimit, operatorët turistikë i lidhin kontratat në euro

Viti 2026 nuk ka nisur i mbarë për turizmin në vend. Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT bënë të ditur se në janar në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që hyrjet e turistëve po vijnë me rënie në janar, që nga periudha e pandemisë. Pas vitit 2022, Shqipëria u kthye në një destinacion të preferuar turistike, çka çoi dhe në një shtrirje të sezonit përtej muajve të verës, ku turistët vizitonin qytetet si Tirana, Berati, Gjirokastra, Korça etj. Rrugët e kryeqytetit mbusheshin me turistë në pjesën e parë të vitit dhe tendenca po vinte vetëm në rritje, deri tani.

Për krahasim, në janar 2025, hyrjet e të huajve u rritën me 14.5%, ndërsa në 2024-n zgjerimi ishte gati 30%.

Sipas aktorëve të tregut negativisht vlerësohet të ketë ndikuar moti i keq i janarit, që ka kufizuar lëvizjet. Gjithashtu, çmimet e restoranteve e ushqimeve në Shqipëri po rriten, duke stepur të huajt që vizitonin vendit, ndërkohë që akomodimi vijon të mbetet i lirë.

Tendenca e ngadalësimit nisi që në vitin 2025, ku hyrjet e të huajve u rritën me vetëm 6.6%, niveli më i ulët që nga pandemia.

Turizmi në 2025, të huajt shënuan 12.4 milionë hyrje, ngadalësohet ndjeshëm rritja

Ndryshe nga të huajt, daljet e shtetasve shqiptarë në janar shënuan një rritje të lehtë prej 3.3%

Sipas njoftimit të INSTAT, gjatë muajit Janar 2026, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.196.550 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 3,3 %, krahasuar me Janar 2025. Gjithashtu,1.343.073 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rënie me -1,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale. Në Janar 2026, ky tregues ka shënuar një rënie me -1,4 %, krahasuar me Janar 2025. Hyrjet e shtetasve të huaj, për qëllime biznesi dhe profesionale janë ulur me -5,7 %.

Sipas INSTAT, Hyrjet në Shqipëri:

– Shtetas shqiptarë: 644.363 (rritje me 7,8 %)

– Shtetas të huaj: 552.187 (rënie me -1,5 %)

Daljet nga Shqipëria:

Shtetas shqiptarë: 740.160 (rritje me 3,1 %)

Shtetas të huaj: 602.913 (rënie me -6,2 %)

Rajonet e hyrjes së shtetasve të huaj:

Evropa Jugore kontribuon me 88 % dhe Evropa Perëndimore me 6 % të hyrjeve nga Evropa./Monitor

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al