• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari tentoi t’i abuzonte të bijën, rrëfehet nëna e adoleshentes në Greqi: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…

27/02/2026
Shqiptari tentoi t’i abuzonte të bijën, rrëfehet nëna e adoleshentes në Greqi: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…

Një 64-vjeçar shqiptar, Mark Preçi, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara, pritet të paraqitet para autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat ndaj tij.

Ngjarja e rëndë, e regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e denoncuar nga nëna e vajzës, dyshohet të ketë ndodhur më 21 shkurt, brenda banesës së familjes.

Sipas dëshmisë së nënës, vajza 25-vjeçare dhe motra e saj binjake kanë një shkallë aftësie të kufizuar mbi 95% dhe që prej vitit 2016 jetojnë me të ëmën në një apartament gjysmëbodrum, ku ajo kujdeset plotësisht për to.

Në dëshminë e saj për autoritetet, nëna ka treguar se e njihte të pandehurin prej vitesh, përmes të njohurve të përbashkët, por se nuk kishte marrëdhënie të afërta me të.

Sipas saj, prej rreth një viti e gjysmë ai paraqitej shpesh në banesë për t’i sjellë ushqime.

Ditën e ngjarjes, nëna ishte larguar për rreth 20 minuta për të shkuar në farmacinë e lagjes, pasi njëra prej vajzave kishte thyer syzet.

Kur u kthye në banesë, ajo pretendon se e gjeti 64-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, në një situatë komprometuese me njërën prej vajzave.

Sipas rrëfimit të saj tronditës, vajza po bërtiste, ndërsa i pandehuri kishte rrobat e ulura.

Ajo ka deklaruar se ndërhyri menjëherë duke bërtitur, ndërsa burri u largua drejt banjës.

Në përpjekje për ta ndaluar, ajo pretendon se e goditi me një send kuzhine, por më pas rrëshqiti, ndërsa 64-vjeçari, sipas saj, e goditi me shqelma para se të largohej nga banesa.

Nëna ka treguar gjithashtu se dera e apartamentit ishte e mbyllur kur u kthye dhe se hasi vështirësi në hapjen e saj, duke shtyrë një objekt të panjohur që ndodhej në bravë.

Autoritetet dyshojnë se i pandehuri mund të ketë pasur një çelës rezervë të ndërtesës. Rasti është në hetim, ndërsa pritet që 64-vjeçari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masat dhe për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me akuzën e rëndë.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al