Vijojnë të mbërrijnë klandestinët përmes kufirit me Greqinë në vendin tonë. Së fundi seksioni për trafiqet dhe narkotikët, ka ndaluar në qafën e Muzinës 10 shtetas të huaj; 8 algjerianë, 1 tunizian dhe 1 sirian. Kapja e tyre u bë një ditë më parë. Ata u dërguan në komisariatin e policisë kufitare në Sarandë dhe në përfundim të procedurave u deportuan sërish drejt Greqisë.
©ArgjiroLajm.net









